Westerwelle falënderon Prof. Dr. Edmond Panaritit për bashkëpunimin si ish-Ministër i Jashtëm

Westerwelle falënderon Prof. Dr. Edmond Panaritit për bashkëpunimin si ish-Ministër i Jashtëm

edmondpanariti

Shumë I nderuar koleg, I dashur Edmond

Me rastin e largimit tuaj nga posti i Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë dua t’ju falënderoj për bashkëpunimin plot besim dhe gjithmonë konstruktiv.

Mandati juaj u karakterizua nga zhvillime me efekt të thellë, të cilat kanë rëndësi të madhe për të ardhmen e Shqipërisë.

Bashkëpunimin tonë e kam çmuar lart. Veçanërisht konstruktiv ka qenë shkëmbimi i mendimeve rreth perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilin e zhvilluam vitin e kaluar në kuadër të konferencës së pestë të Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore në Berlin.

Ruaj kujtime të këndshme edhe nga takimi ynë shumë miqësor gjatë vizitës time në Shqipëri para disa javësh.

Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen tuaj profesionale si dhe për mirëqenien tuaj personale.

Përshëndetje miqësore
Guido WesterWelle