03 Nov Vendimet e mbledhjes së parë të Kryesisë së Partisë të Lirisë – 3 nëntor 2022
Posted at 20:19h
in News
Kryesia e Partisë së Lirisë e drejtuar nga Kryetari i partisë, z.Ilir Meta në mbledhjen e parë të saj mori sot disa vendime të rëndësishme.
Me propozim të kryetarit të Partisë së Lirisë, z.Meta kryesia miratoi sot:
Elona Guri, Sekretare Organizative e Partisë së Lirisë
Silva Caka, Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun e Partisë së Lirisë
Endrit Braimllari, Sekretar Politik për Qarkun e Tiranës
Edmond Haxhinasto, Sekretar Politik për Qarkun e Elbasanit
Monika Kryemadhi, Sekretare Politike për Qarkun e Fierit.
Vendimet e Kryesisë së sapo zgjedhur të Partisë së Lirisë vijnë një ditë pas mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar, që zgjodhi me votim të fshehtë strukturat më të larta drejtuese të partisë.