Silva Caka shpall rezultatet pas votimit të anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar për kryesinë e re dhe strukturat e tjera drejtuese

Silva Caka shpall rezultatet pas votimit të anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar për kryesinë e re dhe strukturat e tjera drejtuese

 

Mirdita të gjithëve!

Siç e keni ndjekur, dje u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë e cila në bazë të detyrimeve stature kishte përgjegjësinë për të zgjedhur strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë, të cilat janë përkatësisht.

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar.
Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët dhe anëtarët e kryesisë së Partisë së Lirisë.
Kryesia u vendos të përbëhet nga 25 anëtarë duke respektuar detyrimet statutore për përfaqësimin e barabartë gjinor.

Komisioni i Zgjedhjeve pas administrimit të dokumentacionit dhe llogaritjes së rezultateve dhe votave shpall sot përbërjen e kryesisë dhe funksioneve drejtuese të tjera, respektivisht si më poshtë.

Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë është zoti Tedi Blushi.
Zëvendëskryetar i Partisë së Lirisë, është zoti Agim Nesho.
Nënkryetarët e Partisë së Lirisë janë Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Kryesia e Partisë së Lirisë përbëhet nga 25 anëtarë:

Monika Kryemadhi
Agim Nesho
Elona Guri
Erisa Xhixho
Endrit Braimllari
Silva Caka
Eriona Bixha
Petrit Vasili
Ana Hazizaj
Edmond Panariti
Agron Çela
Tedi Blushi
Ardit Cela
Brunilda Paskali
Kejdi Mehmetaj
Nora Malaj
Genci Gjokutaj
Petraq Milo
Miranda Rira
Kristian Kina
Klevi Pojana
Aurela Agalliu

Dhe njëkohësisht edhe tre anëtarë të cilët për shkak të funksioneve që mbajnë në Partinë e Lirisë janë pa votim konkretikisht: Ilir Meta, Edmond Haxhinasto, Floida Kërpaçi.