10 May Prezantohet në Gjirokastër kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetare e bashkisë, znj. Zamira Rami
Ilir Meta: Dua të shpreh besimin tim që Zamira do të dijë të vazhdojë të gjithë ato projekte të cilat do t'ia ndryshojnë krejtësisht pamjen Gjirokastrës
Meta: Zgjerimi i hapësirave të Gjirokastrës do t'i japë mundësi kryetares së re të bashkisë që të bëjë të gjitha ato politika që kanë qenë të pamundura të bëhen deri më tani
Meta: Çdo investim në Gjirokastër është plotësisht i merituar e i motivuar, sepse sjell një vlerë të shtuar jo vetëm për gjirokastritët, por sjell një vlerë të shtuar për të gjithë zhvillimin ekonomik të Gjirokastrës
Meta: Ne jemi krenarë si 'Aleancë për Shqipërinë Europiane' që kemi dhënë mbështetje maksimale promovimit të grave e të vajzave në detyra kaq të rëndësishme, duke treguar besimin që ne kemi tek aftësitë e tyre