11 May PES mblidhet ne Sofie: Te garantohet integrimi evropian i Ballkanit Perendimor. Te shqetesuar me zhvillimet ne Maqedoni.
Konferenca e Partise se Evropianeve Socialiste (PES) mblodhi dje ne Sofie, Bullgari perfaqesues te partive social-demokrate te Ballkanit, eurodeputete dhe akademike te rajonit te cilet diskutuan mbi ecurine e proceseve te integrimit evropian te vendeve te rajonit dhe mbi sigurine rajonale me fokus te vecante ne pershkallezimin e ngjarjeve te fundit ne Maqedoni.
Ne kete Konference te PES per Ballkanin nga Shqiperia mori pjese Sekretari Nderkombetar i LSI Ralf Gjoni i cili shprehu vleresimin per mbeshtetjen e vazhdueshme te familjes social demokrate evropiane jo vetem ndaj progresit te Shqiperise por ndaj garantimit te perspektives evropiane per te gjitha vendet e rajonit.
Duke diskutuar mbi vizionin e zhvillimit ekonomik e social ne Ballkan, Ralf Gjoni theksoi se ‘te gjitha forumet e perbashketa te te majteve duhen perqendruar ne perforcimin e projekteve konkrete qe i sherbejne nderlidhjes infrastrukturore rajonale qe do te rrise shkembimet njerezore e tregtare dhe do te hape prospekte te reja punesimi, nje sfide qe ka prekur gjithe kontinentin dhe qe po kercenon mireqenien sociale ne rajonin tone’.
Ralf Gjoni vuri ne dukje gjithashtu se pershpejtimi i ritmit te integrimit evropian i sherben zhvillimit ekonomik dhe permiresimit te standarteve te jeteses, sic eshte vene re edhe ne Shqiperi gjate viteve te fundit.
Lidhur me zhvillimet e fundit ne Maqedoni Sekretari Nderkombetar i LSI Ralf Gjoni u shpreh se te gjitha palet duhet te reagojne me qetesi dhe se spekulimet etnike nuk i sherbejne stabilitetit te vendit.
Gjate kesaj konference per Ballkanin, Presidenti i PES Sergei Stanishev dhe Zv. Presidenti i Grupit S&D ne Parlamentin Evropian Knut Fleckenstein vleresuan pozitivisht progresin e Shqiperise, Malit te Zi dhe Serbise ne kuader te integrimit evropian, dhe theksuan se duhet punuar me fort per avancimin e Maqedonise, Kosoves dhe Bosnjes drejt perspektives euro-atlantike me qellim zgjerimin e Bashkimit Evropian ne te gjithe rajonin e Ballkanit Perendimor si e vetmja alternative per mireqenien dhe zhvillimin social.
Konferenca e PES per Ballkanin u mblodh kete jave ne Sofie pak jave para mbajtjes se Kongresit vjetor te Partise se Evropianeve Socialiste qe mbahet ne qershor ne Budapest.
Ne perfundim te Konferences perfaqesuesit partiake miratuan nje deklarate te perbashket permes se ciles kerkuan forcimin e bashkepunimit mes vendeve te Evropes Jug-Lindore, garantimin e rrugetimit te integrimit evropian te te gjitha vendeve te Ballkanit Perendimor, rritjen e parametrave te sigurise dhe pavaresise energjitike, promovimin e zhvillimit social dhe ekonomik dhe forcimin e te drejtave themeltare te qytetareve ne rajon.