News

ilirmeta01022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në rajonin numër 1 të qytetit të Fierit. I shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama dhe anëtari i kryesisë së LSI-së, Spartak Braho, kreu i LSI-së Ilir Meta ka theksuar se ka ardhur koha për të ecur më shpejt drejt procesit të integrimit evropian. Meta vuri në dukje se duhet shmangur politika konfliktuale, e cila sipas Metës në këto dy- tre vitet e fundit bëri që Shqipëria të mos marrë statusin e vendit kandidat duke bërë që të humben edhe shumë projekte të BE-së në drejtim të Shqipërisë.

petritvasili01022013

Në ditët në vijim, siç e dini në Shqipëri pritet që të zhvillohet një vizitë shumë e rëndësishme e komisionerit Fule. Praktikisht nuk është fjala thjesht për një vizitë të radhës, por një vizitë në një moment shumë delikat dhe tepër krucial për procesin e integrimit. Është konsideruar edhe nga lideri i LSI-së një mundësi e artë dhe e tillë është sepse përsëri politikës shqiptare i jepet një  shans i madh, i ri, për të mundësuar e për të kontribuar që Shqipëria të jetë sa më pranë Europës. Sigurisht që unë jam këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për ta ripërsëritur apelin e fortë që politika shqiptare duhet të maksimizojë veprimin e saj politik në funksion të kësaj mundësie të re dhe të kësaj dashamirësie e zemërgjerësie të Europës që Shqipërinë ta shikojë sa më pranë vetes së saj dhe kësaj mundësie që i jepet të tërë qytetarëve shqiptarë, vokacioni evropian i të cilëve është i qartë dhe pankombëtar.

lsi30012013

LSI ne Takimin mbi Ballkanin Perendimor me Eurodeputetet Socialdemokrate.

LSI u perfaqesua nga Sekretari Nderkombetar Ralf Gjoni ne Takimin e dyte mbi Ballkanin Perendimor i organizuar ne Trieste nga Grupi Socialdemokrat i Parlamentit Evropian.

Gjate diskutimeve me eurodeputetet, Ralf Gjoni shprehu mirenjohjen e LSI per mbeshtetjen e vazhdueshme qe eurodeputetet e majte i japin vendeve te Ballkanit Perendimor, dhe vecanerisht Shqiperise ne procesin e integrimit evropian.

Ne kete kontekst, Ralf Gjoni u shpreh se ne kendveshtrimin e LSI, Shqiperia ishte shume afer marrjes se statusit te vendit kandidat ne BE, por qe fatkeqesisht u bllokua ne menyre te panevojshme nga mungesa e vullnetit dhe konsensusit politik. Gjoni shprehu keqardhjen per kete refuzim qe klasa politike shqiptare i beri vullnetit pozitiv te treguar nga Brukseli.

30012013

Do të doja të vlerësoja lajmin më të fundit që ka të bëjë me vizitën e pritshme në ditët në vijim të Komisionerit për Zgjerimin, z. Stefan Fule, si një mundësi të artë për politikën shqiptare për të bashkuar të gjitha energjitë dhe përpjekjet për të kaluar këtë moment stanjacioni lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në radhë të parë me miratimin e dy ligjeve dhe të rregullores për procedurat parlamentare, të cilat presin prej kohësh në Kuvend për tu miratuar dhe që përbëjnë minimumin jetik në mënyrë që komisioni të bëjë përsëri përpjekjet e tij për të favorizuar dhënien e statusit të vendit kandidat nga ana e Këshillit të Bashkimit Europian për Shqipërinë.

klajdagjosha20012013

Në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale. Znj. Gjosha i është përgjigjur pyetjeve të një auditori të gjerë për çështje të ndryshme të politikës, të përqendruara në çështjene rëndësishme të pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe rolin e saj në vendimmarrje. Sonte, live në Facebook, në eventin e përhershëm të së martës, Klajda Gjosha mbajti një qëndrim të fortë për mbështetjen që LSI i jep grave në Shqipëri. "Ne jemi ndjerë gjithmonë të vlerësuara për mbështetjen dhe të pasurit një rol të rëndësishëm jo vetëm në familje, por dhe në shoqëri, ashtu si burrat", tha ajo.  Shqiptarët parashtruan një varietet pyetjesh online, lidhur me rolin e gruas dhe sesi pjesëmarrja e tyre në procesin politik do të ndihmoj në krijimin e më shumë mundësive në të ardhmen.

ilirmeta29012013

Lëvizja e Gruas për Integrim ka organizuar sot tek Hotel “Tirana International” një tryezë të rrumbullakët për rritjen e rolit të gruas në shoqëri, çështjen e dhunës ndaj grave dhe barazisë gjinore, me temën “Për një shoqëri aktive, jo indiferente”.
Në këtë tryezë mjaft të suksesshme kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, përfaqësues të shoqëria civile, përfaqësues të medieve më të rëndësishme në vend etj. Më konkretisht nderuar me prezencën dhe kontributin e tyre në të këtë tryezë ambasadorja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zonja Zineb Touimi-Benjelloun, koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Znj. Alenka Verbole, Përfaqësuese e Departamentit të Demokratizimit të  OSBE, përfaqësues nga Ambasada Amerikane, Mentor Kikia, gazetar dhe anëtar i shoqërisë civile, kryetar i “Alternativa Civile”, përfaqësuese nga Forumet e Gruas nga partitë e tjera politike, përfaqësuese nga institucione të ndryshme të administratës publike, si Bashkia e Tiranes, Debaskon – Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Punës, Heshtjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, përfaqësues nga OJF të ndryshme që operojnë në Shqipëri, profesoresha dhe akademike nga universitetet e vendit, personalitete të rëndësishme të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Lëvizja së Gruas për Integrim.

monikakryemadhi14012013

Monika Kryemadhi, një ndër aktivistet kryesore të momenteve të para të themelimit të Forumit Rinor Eurosocialist FRESSH, rrëfen detaje interesante të betejës politike midis të rinjvë të këtij formi dhe lidershipit të atëhershëm të PS. Peripecitë e rrugës që ndoqën Ilir Meta, Pandeli Majko, Ilir Zela, Ndre Legisi e të tjërë, në betejen e ashpër politike me Fatos Nanon dhe pjesën tjetër të lidershipit të PS, të cilët vinin nga një karrierë politike nga e shkuara komuniste e PS-së, si PPSH dhe iu bashkohej edhe një kategori intelektualësh të angazhuar në funksione të larta të partisë. Lufta e përhershme deri në largimin e bërthamës së FRESSH nga PS në vitin 2004, kur beteja Nano – Meta arriti kulmin në kongresin e dhjetorit 2003.

nasipnaco080113

Në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, i është përgjigjur pyetjeve të një auditori të gjerë për çështje të ndryshme të politikës dhe se çfarë ofron LSI ndryshe nga pjesa tjetër e politikës. I pyetur në lidhje me koalicionin për zgjedhjet e ardhshme z. Nacoo deklaroi se LSI do të bëjë koalicion në zgjedhjet e ardhshme me të gjithë ato që kanë prioritete e tyre punësimin e të rinjve dhe integrimin e vendit, që janë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët. “Unë besoj që LSI nuk niset nga numrat sesa do të marrë.

kryesia07012013

Përshëndetje të gjithëve! Është kënaqësi që të zhvillojmë sot mbledhjen e parë të Kryesisë së re të zgjedhur pas konventës pikërisht në këtë fillim të vitit të ri 2013. Me këtë rast dua të shpreh besimin tim se kjo Kryesi e zgjedhur nga konventa e fundit e LSI-së, e cili ishte një demonstrim kuptimplotë dhe mjaft shpresëdhënës për një politikë më të mbarë, me konstruktive dhe më alternative për vendin, do të jetë në nivelin e përgjegjësive që vendosi kjo konventë për të ardhmen e kësaj force politike dhe ajo çfarë është më e rëndësishme për perspektivën e të gjithë zhvillimeve politike dhe demokratike në vend.

500

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shprehim keqardhjen për deklaratat e fundit të Kryeministrit të Serbisë, z. Ivica Daçiç, përmes të cilave kërcënohet popullësia shqiptare e Luginës së Preshevës me heqjen e monumentit dedikuar dëshmorëve të rënë të Ushtrisë Clirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.