News

edmondhaxhinasto23052013

Sekretari Politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, njëherazi kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në këtë qark për zgjedhjet e 23 qershorit, Edmond Haxhinasto, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qindra studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, bashkëbisedim i cili u përqendrua në programin e LSI-së për arsimin dhe për rininë në përgjithësi. Në fjalën e tij para studentëve z. Haxhinasto ka theksuar se për Lëvizjen Socialiste për Integrim rinia është një prioritet shumë i rëndësishëm. Sipas tij të rinjtë në LSI nuk janë fasadë e fushatës elektorale por aktorë të rëndësishëm të vendimmarrjes dhe aksionit politike. “Rinia përfaqëson pjesën më vitale të LSI-së, përfaqëson vetë ekzistencën e LSI-së, vetë energjinë e LSI-së, vetë të ardhmen të ardhmen e LSI-së”, tha kandidati për deputet i LSI-së në Qarkun Elbasan.

ilirmeta23052013

Sot dua të falënderoj kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama për gatishmërinë e qartë dhe pa ekuivoke që ai demonstroi dje duke treguar vullnetin e plotë të forcës politike që përfaqëson për të miratuar tre ligjet, sipas kompromisit që ato të hyjnë në fuqi në shtator me Parlamentin e ri. Besoj se tani është koha e Kryeministrit aktual, z. Berisha për të treguar të njëjtën gatishmëri dhe qartësi pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë t’i votojmë këto tre ligje, t’i japim këtë mesazh të përgjegjshëm gjithë qytetarëve shqiptarë, por njëkohësisht edhe partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë, duke demonstruar pjekurinë e duhur politike dhe frymën e bashkëpunimit për të cilën kanë nevojë reformat e integrimit evropian dhe të gjithë modernizimit të shoqërisë dhe të shtetit tonë.

ilirmeta22052013-1

Lëvizja Rinore për Integrim zhvilloi sot Konventën Kombëtare, një aktivitet madhështor ku u prezantuan kandidatët për deputetë në radhët e këtij forumi. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i cili deklaroi se fitorja më 23 qershor ka vetëm një emër dhe ky emër është LRI. Z. Meta tha se LSI është dëshmia më e mirë e përfaqësimit të të rinjve, ku 4 nga 7 kandidatët e LSI në qarkun e Tiranës, i takojnë Lëvizjes Rinore për Integrim. “Një shprehje thotë se “pranvera vjen çdo vit, por rinia vjen vetëm një herë”. Ndaj dhe ju këtu dhe dhjetëra të rinj dhe të reja në gjithë Shqipërinë duam t’ia bëjmë të qartë kryeministrit që po largohet se rinia juaj, se rinia e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë vjen vetëm një herë dhe nuk kemi më kohë për të provuar dhe eksperimentuar një njeri që i pati të gjitha mundësitë për 8 vite për të treguar përkushtimin e tij ndaj jush dhe ndaj gjithë të rinjve të Shqipërisë”, tha ndër të tjera z. Meta.

ilirmeta22052013

Ishte kënaqësi që bashkë me z. Ylli Manjani të prisnim shefen e misionit të ODIHR-it, znj. Conny McCormack dhe të shkëmbenim mendime lidhur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 23 qershorit duke shprehur angazhimin e LSI-së që Shqipëria të ketë standardet më të larta në këto zgjedhje pasi ato janë tepër të rëndësishme, jo vetëm për stabilitetin e vendit, por edhe për integrimin e vendit dhe njëkohësisht për të ecur më shpejt në rrugën e progresit ekonomik dhe të punësimit, që janë shqetësimet kryesore të gjithë qytetarëve tanë.

ilirmeta20052013-2

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Fierit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 16 kandidatëve për deputetë në këtë qark. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar të gjithë ekipin fitues të LSI-së në Qarkun Fier, deklaroi se më 23 qershor Fieri, Lushnja, Mallakastra dhe të gjithë shqiptarët do t’i japin fund përrallave të doktorit në botën e çudirave sepse fierakët dhe shqiptarë duan një lidership që nuk tregon përralla por që shikon realitetin në sy dhe që i jep dorën çdo të riu dhe çdo të reje, çdo të moshuari, çdo gruaje dhe çdo burri, për të ecur përpara dhe më shpejt në rrugën e mirëqenies, në rrugën e begatisë. Z. Meta prezantoi kandidatët duke filluar me kryesuesin e listës së LSI-së në Qarkun Fier duke nisur me Petrit Vasilin, e duke vijuar me Robert Bitrin, Ornela Zonjën, Ardian Alushin, Albert Sanxhakun, Frederik Çukon, Elinor Shanin, Agim Çukon, Agim Rrasën, Bardhi Melin, Ferdinand Doksanin, Donika Canajn, me Majlinda Koçiun, Semela Hoxhën, Besmir Gropën dhe Anilda Aliajn.

ilirmeta20052013-1

Gjej këtë mundësi për të komunikuar me ju duke u nisur nga një deklarim i djeshëm i z. Berisha se duhet bërë gjithçka për të marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti, për ta ftuar përsëri që të jetë më konkret për këtë çështje, pasi sikurse kemi theksuar edhe në komunikimet e mëparshme publike, mundësia ndoshta e vetme që Shqipëria ta marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti është që tre ligjet të votohen këto ditë në kuvend natyrisht me kompromisin që ato të hyjnë në fuqi me parlamentin ri. Dhe nuk shoh asnjë arsye që z. Berisha të mos angazhohet seriozisht për këtë kompromis pa u nisur se nga kush vjen kjo ide dhe se nga kush vjen ky propozim në rast se atëherë duhet të besojmë se ai ka qenë i sinqertë dje kur ka deklaruar se duhet të bëjmë çdo gjë për të marrë statusin e vendit kandidat brenda këtij viti. Mundësia e vetme për ta realizuar këtë objektiv është që z. Berisha ta pranojë këtë propozim që unë kam bërë prej gati tre javësh. 

ilirmeta20052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Beratit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në këtë. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar të gjithë ekipin fitues të LSI-së në Qarkun Berat, deklaroi është koha për rrotacion, është koha për ndryshim, është koha për të ecur më shpejt drejt një modeli të zhvillimit ekonomik që rrit prodhimin dhe kapacitetet eksportuese të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë. Z. Meta prezantoi kandidatët duke filluar me kryesuesin e listës së LSI-së në Qarkun Berat, Nasip Naço, duke vijuar me Gledion Rehovicën, Selfo Kapllanin, Silva Cakën, Lefter Kuqon, Valbona Papën, Mimoza Velikon, dhe Emiljano Kamsin.

ilirmeta19052013

I nderuar kryetar i Partisë Socialiste! Të nderuar kryetarë të partive të “Aleancës për Shqipërinë Evropiane”, të dashur motra dhe vëllezër socialistë dhe progresistë kudo ku jeni. Më 23 qershor shoqëria jonë është përpara sfidës së madhe për të dëshmuar zgjuarsinë dhe pjekurinë, forcën dhe vendosmërinë, për të realizuar më në fund ndryshimin e madh, për të bërë rrotacionin e domosdoshëm, që do t’i çelë rrugën e pandalshme Shqipërisë së vlerave të vërteta evropiane.

ilirmeta18052013-2

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Durrësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në këtë. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar të gjithë ekipin fitues të LSI-së në Qarkun Durrës, deklaroi se nga Durrësi më 24 qershor do të zhbllokohet rrugëtimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Më pas z. Meta prezantoi kandidatët duke filluar me kryesuesin e listës së LSI-së në Durrës, Lefter Kokën, duke vijuar m, Prof. Dr. Edmond Panaritin, Bujar Dervenin, Kristo Hutën, Silvana Maksutin, Hysen Llacën, Ermion Arapin, Hajri Nuhun, Merita Kuçin, Ilir Memkon, Klodiana Pashkajn dhe Ermira Koçin. Në fjalën e tij Lefter Koka deklaroi se “në këtë rrugëtim të fushatës elektorale jemi shumë më shumë. Besojmë shumë më shumë tek njëri tjetri. Besojmë më shumë tek e ardhmja.

yllimanjani18052013

Nënkryetari i LSI-së në Valias pas 22 vitesh nga greva e përgjithshme e sindikatave

Ylli Manjani: Pishtarët e demokracisë Kryeministri i katandisi sot në simbol të varfërisë

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, ka zhvilluar sot një takim me minatorët e Valiasit në kuadër të 22-vjetorit të grevës së Përgjithshme të sindikatave. Z. Manjani zhvilloi një bashkëbisedim me minatorët të cilët shprehën indinjatën e tyre për gjendjen jashtëzakonisht të vështirë në të cilën ndodhen.