News

ilirmeta16062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryetari i LSI-së në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranës, njëherazi kryetar i kësaj minibashkie, Elez Gjoza, ka zhvilluar një takim me qindra banorë të kësaj njësie në kryeqytet. Në fjalën e tij z. Meta u shpreh se fitorja, jo vetëm në Njësinë 2 dhe në të gjithë kryeqytetin por edhe në të gjithë Shqipërinë, është e padiskutueshme.

“Dhe këtë herë fitorja është e padiskutueshme për LSI-në edhe në qytetin dhe në Qarkun e Kukësit, meqenëse këtu kemi edhe disa banorë, të cilët janë me origjinë nga Kukësi dhe që e dinë shumë mirë që LSI-ja do ta fitojë deputetin edhe në Kukës, ku janë vetëm katër mandate”, tha ai.

Z. Meta tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë e hapur, është një forcë e komunitetit, është një forcë e njerëzve të thjeshtë, është një forcë e njerëzve që kanë ide, që kanë projekte për të çuar vendin përpara dhe njëkohësisht mbi të gjitha për të ecur më shpejt”. Kjo është më e rëndësishme.

ilirmeta16062013

Lëvizja Socialiste për Integrim, mes entuziazmit të jashtëzakonshëm, me pjesëmarrje e mijëra qytetarëve, mbajti sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” Konventën e saj për Qarkun e Tiranës. Në këtë takim madhështor është prezantuar i gjithë ekipi i kandidatëve të LSI-së për Tiranën. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, shpalosi vizionin e LSI-së që Tirana dhe e gjithë Shqipëria të të ecë më shpejt drejt zhvillimit, të ecë më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

edmondhaxhinasto16062013

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, z. Edmond Haxhinasto ka deklaruar se çdo shoqëri e mat civilizimin e saj me masën e emancipimit të gruas dhe se Lsi është në pararojë ndaj partive të tjera, sepse problemet që lidhen me emancipimin e gruas i realizon konkretisht.

Këtë deklaratë z. Haxhinasto e bëri gjatë një bisede që zhvilloi me gratë e rajonit 1 të Elbasanit, në vazhdën e takimeve të shumta që ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit me banorë dhe simpatizantë të LSI-së në këtë qytet në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit.

ilirmeta15062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në një takim mjaft entuziast me mijëra banorë në qytetin e Burrelit, takim në të cilin është prezantuar edhe ekipi i kandidatëve për deputetë të LSI-së në Qarkun Dibër.

Në fjalën e tij z. Meta i falënderoi të gjithë të pranishmit për mbështetjen e vazhdueshme që popullit i Matit i ka dhënë LSI-së që nga krijimi i saj. “Tani erdhi ora që ajo përkrahje që ju i keni dhënë LSI-së këto 8 vite, ato sakrifica që ju keni bërë për këtë alternativë të shpërblehen si asnjëherë tjetër me fitoren tonë spektakolare në Dibër dhe në të gjithë Shqipërinë më 23 qershor. Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë komisionerët e saj, do të ketë numëruesit e saj, do të ketë përfaqësuesit e saj në të gjitha KZAZ-të. Jo vetëm që do të mbrojë dhe do të garantojë votat për LSI-në por votën që do të hedhë çdo qytetar shqiptar ashtu siç i do zemra e tij. Jam i bindur se shumica e zemrave të matjanëve dhe të gjithë shqiptarëve rrahin për rrotacionin, rrahin për ndryshimin dhe duan që të ecin më shpejt”, tha ai.

ilirmeta15062013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Fierit, Petrit Vasili, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në Rrethin e e Lushnjës dhe më pas u ndal në një bashkëbisedim me me qytetarët në bashkinë e Divjakës. Duke biseduar më fermerët, pronarë të një sere, z. Meta u shpreh se Plani i Punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me sektorin e bujqësisë, me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e saj. Kryetari i LSI-së tha se LSI është e angazhuar për të subvencionuar disa herë më shumë bujqësinë sesa deri më tani në mënyrë që të subvencionohen të gjitha inputet që janë aq të rëndësishme për të rritur rendimentin, për të rritur prodhimin, për të garantuar një proces të tërë zinxhir, të suksesshëm i cili e lidh më shpejt dhe në mënyrë të sigurt dhe të efektshme prodhimin me tregun.

monikakryemadhi14062013

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga disa prej kandidatëve dhe nga kryetari i LSI-së së Lezhës, Viktor Tushaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorë në Komunën e Shëngjinit në Lezhë.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim znj. Kryemadhi deklaroi se se 23 qershori është një datë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët pasi është data ku shqiptarët më votën e tyre do të vendosin t’i japin një herë e mirë fund tranzicionit në vend. Nuk mund ta mohojmë atë se çfarë është bërë deri më tani por ne mendojmë se shqiptarët meritojnë të ecin më shpejt, ju në Komunën e Shëngjinit meritoni të ecni më shpejt. Nuk kemi më kohë për të pritur. Ka ardhur koha t’i japim fund tranzicionit”, tha ajo.

ilirmeta14062013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Qarkun e Durrësit, Lefter Koka dhe Edmond Panariti, ka zhvilluar takime me qytetarët në këtë qark. Fillimisht z. Meta u ndal në një bashkëbisedim me banorët në zonën e Vollgës. Më pas ai mori pjesë në një takim entuziast me qindra banorë, takim i organizuar në sheshin para stadiumit “Niko Dovana”.

Në komunikimin e tij me qytetarët durrsakë Lideri i LSI-së deklaroi se për LSI-në 23 qershori është shumë i rëndësishëm sepse fitorja duhet të jetë sa më solide pasi sipas tij vetëm kështu do të mund të bëhen reforma sa më solide për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Duurrësit, të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

edmondhaxhinasto13062013

Kandidati për deputet ne qarkun e Elbasanit Z. Edmond Haxhinasto mori pjese ne nje konference per mjedisin te organizuar nga qendra e edukimit mjedisor EDEN  te sponsorizuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Austrian Development Cooperation.

"Duke pasur parasysh permasat e problemit te mjedisit ne Elbasan do kisha dashur qe ky aktivitet te kishte terhequr nje vemendje me te gjere, te te gjithe spektrit politik ne El, edhe te elementeve te tjere te shoqerise civile" tha Haxhinasto.

ilirmeta13062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të LSI-së në Njësinë Bashkiake nr. 8 në Tiranë, Dritan Ylli dhe Matilda Tyli, ka zhvilluar një takim mjaft entuziast me banorët në këtë njësi. Në fjalën e tij z. Meta ka falënderuar ekipin e LSI-së që punon në njësinë 8 për frymën e bashkëpunimit që rrezaton në të gjithë komunitetin për lidhjet e forta dhe në rritje që ka me të gjithë banorët dhe shtresat e kësaj njësie. “Ndaj besoj se mbështetja për Dritan Yllin si kandidat për deputet i LSI apo për Matildën është domethënëse dhe do të reflektohet në përfaqësimin e të gjithëve ju në qeverisjen e ardhshme. Pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit, që janë tepër të rëndësishme.

ilirmeta13062013

Ilir Meta: Për ne punësimi dhe fuqizimi ekonomik i gruas ka qenë dhe mbetet një çështje shumë e rëndësishme derisa të bëhemi një shoqëri e standardeve evropiane me një barazi të plotë gjinore. Në fund të fundit fuqizimi ekonomik i gruas sjell barazi reale në shoqëri, në familje, në komunitet kudo.

Lidhur me koalicionin e mëparshëm ne e filluam me integrimin dhe për katër vite u arrit liberalizimi i vizave ku roli ynë ka qenë tepër aktiv. Unë kam qenë edhe koordinatori i përmbushjes së të gjithë detyrimeve dhe e mbaruam përsëri me integrimin sepse para pak javësh përsëri parlamenti atëherë kur askush nuk e mendonte i votoi tre ligjet. U bë shumë mirë dhe është një kontribut i të gjithëve. Kjo tregon shumë qartë që LSI është një forcë që integrimin e ka pasur dhe e ka prioritet dhe angazhimin konkret.