07 Sep Ilir Meta pret Kryeministrin e Republikës sė Kosovës z. Hashim Thaçi

“Është kënaqësi të jem përpara jush së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës që ai po bën sot në Tiranë. Është gjithmonë kënaqësi që të takohem me z. Thaçi për të ndarë vizione dhe angazhime të përbashkëtat cilat ndihmojnë më tej forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Kosovës, fuqizimin e rolit të shqiptarëve si faktor stabiliteti, bashkëpunimi dhe integrimi në të gjithë rajonin tonë. Njëkohësisht për të diskutuar edhe lidhur me perspektivat e shpejta dhe afatgjata të konkretizimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet.

Akademia Verore për Politikën e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës ka ulur siparin pas pesë ditësh mes aktiviteteve të shumta politike dhe kulturore. Përmes një organizimi unik dhe për t’u marrë shembull, qindra të rinj janë impenjuar mes trajnimeve dhe debateve të shumta, ku nuk kanë munguar edhe ambasadorë të shumtë në vendin tonë, që kanë pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet që organizohet çdo vit nga Lëvizja Rinore për Integrim. 
Ashtu siç është bërë tashmë traditë, Lëvizja Rinore për Integrim ka organizuar për të pestin vit radhazi një aktivitet në bregdetin e bukur të Jalës në Vlorë. Qindra të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, anëtarë dhe simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë zbarkuar tashmë në këtë kamp rinor ku aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese janë të gërshetuara mjaft mirë dhe do të jenë në fokusin e 6 ditëve të ardhshme të qëndrimit në bregdetin përrallor jonian. 


