04 Apr Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta takohet me strukturat e partisë në qarkun e Shkodrës për ti ofruar mbështetjen kandidates së majtë Keti Bazhdari

Z. Meta: Unë jam vërtet shumë i kënaqur me këtë zgjedhje, që ka propozuar Partia Socialiste e Shkodrës dhe që tani është zgjedhje edhe e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe e gjithë koalicionit tonë
Z. Meta: Jam i sigurt se me figurën e Ketit, me vizionin e saj, dhe me backgroundin e saj, ajo do të arrijë të ndërtojë këtu në Bashkinë e Shkodrës një koalicion më të madh se sa koalicioni që ne kemi sot, si Aleancë për Shqipërinë Europiane








