23 May Konferenca për shtyp e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta

Sot dua të falënderoj kryetarin e Partisë Socialiste, z. Edi Rama për gatishmërinë e qartë dhe pa ekuivoke që ai demonstroi dje duke treguar vullnetin e plotë të forcës politike që përfaqëson për të miratuar tre ligjet, sipas kompromisit që ato të hyjnë në fuqi në shtator me Parlamentin e ri. Besoj se tani është koha e Kryeministrit aktual, z. Berisha për të treguar të njëjtën gatishmëri dhe qartësi pa ekuivoke, që ne në ditët që vijnë t’i votojmë këto tre ligje, t’i japim këtë mesazh të përgjegjshëm gjithë qytetarëve shqiptarë, por njëkohësisht edhe partnerëve tanë evropianë dhe amerikanë, duke demonstruar pjekurinë e duhur politike dhe frymën e bashkëpunimit për të cilën kanë nevojë reformat e integrimit evropian dhe të gjithë modernizimit të shoqërisë dhe të shtetit tonë.