News

ilirmeta18052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar në Njësinë 3 në Tiranë kandidatin për deputet Edrit Braimllarin në një takim mjaft entuziast, ku ishin të pranishëm Kryetari i LSI, z. Ilir Meta, kryetari i Njësisë bashkiake 3, Ilir Kokona dhe përfaqësues të tjerë.

Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve kandidati për deputet, Endrit Braimllari u shpreh se do të lobohet për krijuar vende të reja pune, duke krijuar lehtësira fiskale për biznesin që punëson të rinjtë. Braimllari tha se Njësia 2 duhet të kthehet në një nga zonat më të zhvilluara të Tiranës, ashtu si edhe e meriton.

ilirmeta17052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka prezantuar kandidaten për deputete në Njësinë 1 në Tiranë, Klajda Gjoshën në një takim mjaft entuziast. Në këtë takim me banorë të kësaj zone morën pjesë kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, anëtarë i kryesisë së LSI-së, Prof. Dr. Edmond Panariti si edhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike.

Në fjalën e mbajtur para banorëve të kësaj njësie kandidatja Klajda Gjosha ka premtuar se do të jetë përfaqësues e denjë e tyre në parlamentin ri dhe se ka prioritet ashtu si LSI hapjen e vendeve të reja të punës.

ilirmeta16052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim në qytetin e Kuçovës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në Qarkun e Beratit. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, prezantoi kandidatët Nasip Naço, Gledjon Rehovica, Selfo Kapllani, Silva Caka, Lefter Kuqo, Valbona Papa, Mimoza Veliko dhe Emiljano Kamsi.

Në fjalën e tij z. Meta tha se, ne jemi vërtetë krenarë që kemi në listën tonë të kandidatëve për deputetë, një prej intelektualëve më të mirë dhe më të shquar të Kuçovës, Selfo Kapllanin, i cili kam bindjen se do të jetë përfaqësuesi juaj në parlamentin e ardhshëm dhe do të flasë në tribunën e kuvendit të ri, ku do të shkojë me votën tuaj pas 23 qershorit. Është shumë e rëndësishme që Kuçova të ketë më në fund vendin që i takon në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ky vend i ka munguar prej kohësh”, tha kryetari i LSI-së.

ilirmeta15052013

“Demagogjia e Kryeministrit aktual lidhur me sukseset e pafundme me rrugët e asfaltuara anembanë vendit përplaset çdo ditë me një realitet të dhimbshëm për shumë qytetarë kudo në të gjithë vendin”

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, ka zhvilluar një sërë takimesh me banorë të këtij qarku, takime në të cilat janë bërë bashkëbisedime për problemet që shqetësojnë komunitetin atje. Në veçanti z. Meta shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen skandaloze të rrugës Berat-Çorovodë, e mbetur e papërfunduar prej vitesh.

ilirmeta14052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim madhështor në qytetin e Gjirokastrës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 5 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se 23 qershori është një ditë e madhe, është një garë historike, është në garë e shkuara me të ardhmen, e vjetra me të renë, stanjacioni politik dhe ekonomik me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.

 “Ndaj më 23 qershor Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena do të votojnë për LSI-në dhe për koalicionin tonë  “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, tha z. Meta. “Tani dua të ftoj këtu Rezhat Zikën, Shpëtim Spahiun, Zamira Ramin, Vangjel Tavon dhe kryetarët e LSI-së në rrethe, Genci Sinojmeri në Gjirokastër, Edin e Përmetit dhe Edjolën e Tepelenës. Me këta shokë dhe shoqe të mrekullueshme dhe me të gjithë ju e sidomos me rininë e jashtëzakonshme, me LRI-në tonë të paparë ne do të korrim një rezultat historik dhe fenomenal në Qarkun e Gjirokastrës dhe në të gjithë Shqipërinë më 23 qershor”, prezantoi ai kandidatët.

ilirmeta13052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë në një takim mjaft entuziast me qindra banorë të Kamzës, ku ka prezantuar kandidatin për deputet në këtë qytet, nënkryetarin e LSI-së Ylli Manjani. Në fjalën e tij z. Meta u shpreh i bindur në arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë të LSI-së në komunitetin e shkëlqyer të Kamzës më 23 qershor. “Çështjet e kësaj marrëveshjeje që i parashtroi qartë edhe Nënkryetari i LSI-së, z. Ylli Manjani do të respektohen pikë për pikë. Por unë dua t’iu siguroj në mënyrë të veçantë se me votën tuaj më 23 qershor ju, jo vetëm që do të ndëshkoni lojën politike të bërë me legalizimet nga lidershipi aktual i qeverisë për gati tetë vjet, por njëkohësisht do të shpëtoni një herë e përgjithmonë nga sorollatjet absurde nga burokracitë e panumërta.

ilirmeta12052013

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka deklaruar se është koha për një drejtim të ri për vendin dhe për të ecur më shpejt. Duke folur gjatë një takimi, ku u prezantua kandidati për deputet i LSI-së në Rrethin e Kolonjës, Arben Malo, z. Meta u shpreh se duke votuar për LSI-në kolonjarët votojnë që të rikthehet vëmendja e shtetit dhe qeverisë nga kjo zonë.

Lideri i LSI-së theksoi se ka një forcë madhore që është më e fortë se çdo politikanë, që është koha dhe se koha tani kërkon një tjetër dinamikë dhe një tjetër vizion.

 

ilirmeta11052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim madhështor në qytetin e Pogradecit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 12 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Korçës. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar kandidaten e LSI-së për qytetin e Pogradecit, Mimoza Gusho, deklaroi se znj. Gusho do të jetë një përfaqësuese e denjë e Pogradecit në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Sipas tij kandidimi i saj është një tregues i qartë i barazisë së plotë gjinore brenda LSI, si një shembull në të gjithë vendin.

ilirmeta10052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim madhështor në qytetin e Shkodrës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 11 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Shkodrës.

I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se Shkodra ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë një qytet i madh në historinë e Shqipërisë por do të jetë një qytet akoma më i madh për të ardhmen e shpejtë të Shqipërisë.

“Ndaj edhe ne e firmosëm pikërisht këtu në Shkodër “Aleancën për Shqipërinë Evropiane”, e cila zotohet se brenda dy mandateve të anëtarësojë Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, tha z. Meta. Kryetari i LSI-së u shpreh i bindur në mbështetjen e madhe që qytetaria shkodrane do t’i japë LSI-së më 23 qershor pasi sipas tij LSI ka rrezatuar, që në gjenezën e saj, qytetari, shpirt konstruktiv, energji pozitive.

ilirmeta09052013

Sot është 9 Maji, Dita e Evropës, një ditë e madhe për të gjithë kontinentin tonë por edhe njerëzimin. Një ditë e madhe dhe shumë e rëndësishme edhe për të gjithë shqiptarët sepse është dita e paqes, e shpresës. Është dita e integrimit dhe e progresit të mbarë kontinentit por edhe të mbarë njerëzimit. Është një ditë frymëzimi për bashkëpunim dhe për integrim.

Është për të ardhur keq që edhe në ditën e sotme, në vend që të merreshin me angazhime konkrete për të hedhur një hap tjetër drejt Bashkimit Evropian, dëgjuam një retorikë të përsëritur akuzash për fajësime për bllokimin e këtij procesi. Ndërkohë që prej disa kohësh Lëvizja Socialiste për Integrim ka propozuar një kompromis tepër të arsyeshëm i cili ndihmon për kapërcimin e ngërçit politik lidhur me miratimin e tre ligjeve dhe i cili konsiston në mënyrë të qartë me miratimin e tyre brenda mandatit të Parlamentit ekzistues, por me të vetmin ndryshim nga paraqitja e tyre aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë që ato të hyjnë në fuqi me Parlamentin e ri, pra në muajin shtator.