News

ralfgjoni07022013

Konferencë për Shtyp
Ralf Gjoni

Shprehim shqetësimin e thellë për angazhimin politik të policisë së rrethit të Hasit, e cila sot në menyrë të qëllimshme dhe arbitrare, dhe jo për herë të parë, ka ndaluar automjetin me te cilin udhetonin kandidatët për deputet të LSI të qarkut Kukës, duke i penguar ata në ushtrimin e aktivitetit të tyre elektoral.

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon fort përdorimin politik që i bëhet policisë së shtetit në këtë periudhë zgjedhjesh, dhe i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm, z. Noka, i cili është edhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun Kukës, të distancohet menjëherë nga këto akte të papranueshme dhe të mbajë qëndrim të menjëhershëm zyrtar, në mënyrë që Policia e Shtetit të mos jetë pjesë dhe vegël e lojëravetë ulëta politike, por të tregojë profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës që i ka hije uniformës së policit.

ilirmeta06062013

LSI organizon forumin ekonomik me temë kryesore “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik për një punësim të sigurt”

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot në Hotel Tirana International forumin ekonomik me temë “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik për punësim të sigurt”. Në këtë forum, ku ishte i pranishëm një panel shumë i spikatur, mori pjesë Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, si dhe nderonte me praninë e tij një nga këshilltarët kryesorë të qeverive “Laburiste” në Britaninë e Madhe,  këshilltar ekonomik dhe i politikave sociale  i Tony Blair, gjithashtu edhe këshilltar i Gordon Broën, aktualisht profesor në Universitetin e Oksfordit, Patrick Diamond. 

nasipnaco-1

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, z. Nasip Naço ka deklaruar se Kryeministri Berisha gjatë tetë viteve që qeverisi vendin nuk arriti të mbaronte dot as 3 kilometra rrugë në Skrapar.

Gjatë një prononcimi për mediat nga Berati, z. Naço u shpreh se Berisha do të vijë me helikopter në Skrapar, teksa theksoi se Partia Demokratike tashmë është bërë si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër.

“Berisha nuk i mbaroi dot as tre kilometra rrugë në Skrapar gjatë tetë viteve qeverisje dhe tashmë ai do të vijë me helikopter në Skrapar. Po ta vini re Partia Demokratike është bërë tamam si një traktor i vjetër që i del zinxhiri në çdo metër”, ka deklaruar kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

ilirmeta04062013-2

Z. Meta, kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 23 qershorit, cilat janë pritshmëritë e Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Pritshmëritë tona janë tepër pozitive. Në radhë të parë, ne do të kontribuojmë për një fushatë sa më pozitive, sa më konstruktive, sa më qytetare sepse mendoj se është shumë e rëndësishme për të gjithë vendin dhe për të gjithë qytetarët tanë që të kemi zgjedhje të standardeve evropiane dhe pritshmëritë janë tepër pozitive edhe për Aleancën për Shqipërinë Evropiane dhe në veçanti për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

ilirmeta04062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi një vizitë në një fermë bujqësore në qytetin e Lushnjës. Duke biseduar më fermerët, pronarë të një sere, z. Meta u shpreh se Plani i Punësimit i Lëvizjes Socialiste për Integrim fillon me sektorin e bujqësisë, me hapat konkretë që do të ndërmerren për rimëkëmbjen dhe modernizimin e saj. “Plani ynë për të vënë Shqipërinë në punë natyrisht që fillon nga rimëkëmbja dhe modernizimi i bujqësisë dhe industrisë agro-përpunuese në vend. Fillon nga mbështetja dhe subvencionimi i këtyre aktiviteteve fondamentale, jo vetëm për të rritur mirëqenien e fermerëve tanë por për të rritur prodhimin, për të rritur eksportet e Shqipërisë drejt vendeve të tjera si rruga më e sigurt për një rritje të qëndrueshme dhe për një punësim të qëndrueshëm”, tha z. Meta.

ilirmeta04062013

Pas takimit madhështor të zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, takim në të cilin u prezantuan kandidatët për deputet në Qarkun e Dibrës, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u ndaj në një takim në qytetin e Bulqizës. Në fjalën e tij para mijërave qytetarëve të Bulqizës, z. Meta deklaroi se Bulqiza është një qendër shumë e rëndësishme për të gjithë vendin që si pjesë e Qarkut të Dibrës, janë më të harruarit dhe të më neglizhuarit nga qeveria aktuale. “Prandaj më 23 qershor, me votën tuaj ju do të ndëshkoni këtë harresë, këtë neglizhencë. Ju nuk i keni asnjë borxh Partisë Demokratike. Përkundrazi, është ajo që ka detyrime pa fund ndaj popullit tuaj. Ju bë kaq kohë që çdo dy vjet sa herë ka zgjedhje lokale apo zgjedhje parlamentare. Premtohet rruga e Arbrit dhe hidhet një grusht asfalt elektoral”, tha ndër të tjera z. Meta.

monikakryemadhi03062013

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me banorë të Komunës Zejmen e shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët dhe simpatizantët e LSI-së në këtë komunë znj. Kryemadhi u shpreh se kudo në Lezhë ndihet mungesa e dorës së shtetit dhe se kërkohet një ritëm tjetër.

ilirmeta02062013-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mjaft entuziastë në qytetin e Krujës, takim në të cilin ka prezantuar kandidatët e LSI-së në Qarkun e Durrësit, veçanërisht kandidatin për Krujën, Bujar Dervenin. Në fjalën e tij z. Meta shprehu kënaqësinë për këtë takim duke e cilësuar Krujën si një qytet të lavdishëm i cili i mbush të gjithë shqiptarë me krenari për të kaluarën por edhe në frymëzim për të ardhmen. Jam i bindur se duke propozuar apo duke mbështetur një përfaqësues të denjë të këtij komuniteti të mrekullueshëm të qytetarisë, të urtësisë dhe mençurisë krutane dhe të intelektualëve krutanë, si Bujar Derveni, ne tregojmë respektin, vëmendjen dhe vullnetin tonë për t’i dhënë qytetit të Krujës dhe të gjithë krutanëve mbështetjen më të madhe për përfaqësuar me dinjitet në Parlamentin e ardhshëm dhe në të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore të vendit”, tha ai.

ilirmeta02062013

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka zhvilluar disa takime me simpatizantë në Shkodër, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Agron Çela dhe Nora Malaj. Fillimisht z. Meta u ndal në fshatin Kosmaç të Komunës Bushat, në një takim entuziast me banorë dhe simpatizantë të LSI-së. Gjatë këtij takimi ai diskutoi për problemet që ka kjo zonë dhe premtoi se pas fitores së 23 qershorit situata do të ndryshojë për mirë. Më tej, ai zhvilloi takime të tjera me simpatizantë të LSI-së në Komunën Rrethina dhe në Postribë.

ilirmeta31052013

Ju falënderoj të gjithëve. Unë jam një mik i hershëm i Universitetit Evropian të Tiranës në bashkëpunimet që kemi pasur në interes të publikut dhe do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Sot nuk mund ta nis këtë bashkëbisedim pa përmendur dy ngjarje pozitive që kanë ndodhur dje. E para që janë miratuar tre ligjet nga Kuvendi i Shqipërisë. Janë miratuar në kulmin e fushatës elektorale, që tregon në fund të fundit një akt përgjegjshmërie dhe bashkëpunimi për një interes më të madh që është ai i vendit dhe i të ardhmes evropiane. Shpresojmë që ngjarje të tilla të ketë sa me shpesh në mënyrë që ne të ecim drejt realizimit të një Shqipërie me standardet më të larta evropiane. Së dyti dje në mbrëmje një sukses i jashtëzakonshëm ka qenë edhe suksesi i Elhaida Danit, një këngëtare e re dhe mjaft e spikatur e cila arriti një sukses të madh në një vend të madh evropian dhe një vend i madh edhe në muzikë dhe në kulturë.