24 May Kryetari i LSI-së pret delegacionin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së , diskutohet situata parazgjedhore në Shqipëri

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, si dhe nga Shefi i Kabinetit të z. Meta, Majlind Lazimi, ka pritur sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i përbërë nga z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, i caktuar nga Kryetari i Radhës së OSBE-së, si Koordinator Special i misionit te vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, si dhe Ambasadorin Andreas Nothelle, Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë.








