25 Feb Mehmetaj: Nisma, nevojë imediate për ti vënë një ‘notë’ maturës shtetërore në vend

Reforma në maturën shtetërore, deputetët e LSI-së bashkëbisedim me maturantët e Beratit
Problematikat e maturës shtetërore ishin në qendër të diskutimeve gjatë takimit mes maturantëve beratas dhe deputetëve të LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Gledion Rehovica dhe Silva Caka.
Deputetja Mehmeti, e cila disa javë më parë ka ngritur shqetësimet për maturën shtetërore në një nga seancat parlamentare, ka folur për rëndësinë që kanë ndryshimet rrënjësore në maturën shtetërore.
"Duke qenë se politika shqiptare merret me probleme më madhore, ndër vite nuk i është kushtuar rëndësia e duhur çështjes së maturantëve dhe kjo ka bërë që sistemi aktual të prodhojë një brez që nuk do jetë në gjendje të drejtojë veten e aq më tepër vendin në të ardhmen", tha Mehmetaj.
"Paketa integruese duhet të vijë sa më parë në Parlament. Fasonistët janë biznes social. Do të kenë përkrhaje të plotë"
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot në Kuvend Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë z. Evangelos Venizelos, në kuadër të Presidencës Greke të Këshillit të Bashkimit Evropian.





