News

ilirmeta30052013-2Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, priti sot një përfaqësi të organizatës “Biznes Albania”, të kryesuar nga presidenti i kësaj organizate, Luan Bregasi. Z. Bregasi i ka dorëzuar z. Meta librin e propozimeve të politikave të biznesit për përmirësuar klimën e biznesit në vend. Në këtë takim u diskutua mbi shqetësimet kryesore që hasin sipërmarrësit në vend. Pas takimit z. Meta dhe z. Bregasi dhanë një konferencë për shtyp.

ilirmeta30052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar në Shkodër një bashkëbisedim me biznesmenë, sipërmarrës të njohur si dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme të biznesit.

Në fjalën e tij hyrëse Lideri i LSI-së deklaroi se biznesi është dhe duhet të jetë një partner shumë i rëndësishëm i qeverisë. “Për ne biznesi është dhe duhet të jetë një partner shumë i fuqishëm i qeverisë, i shtetit për të çuar para të gjitha reformat, për të çuar para edhe integrimin evropian sepse pa një ekonomi të zhvilluar, pa një sipërmarrje të zhvilluar, pa pasur një sipërmarrje efeciente dhe që di të konkurrojë denjësisht në tregjet evropiane dhe ndërkombëtare, integrimi evropian është një projekt i dështuar. Sepse ne duam të shkojmë në Evropë dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian që të rrisim më tej standardet ekonomike e sociale të qytetarëve tanë dhe këtë nuk mund ta bëjmë pa i dhënë atë mbështetje biznesit që ai të fitojë këtë betejë në tregjet evropiane dhe në tregjet ndërkombëtare”, tha z. Meta.

ilirmeta29052013

Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta ka deklaruar se biznesi fason meriton më shumë mbështetje nga qeveria, pasi është aktualisht biznesi më i madh punëdhënës në vendin tonë, sidomos për gratë dhe vajzat.

Gjatë një vizite që zhvilloi në një fabrikë ku prodhohen këpucë në Fier, z. Meta u shpreh se LSI do të angazhohet për mundësuar shumëfishimin e këtyre aktiviteteve për të rritur eksportet e mallrave shqiptare drejt vendeve të tjera. Gjithashtu, ai e vuri theksin te përpjekjet që duhen bërë për të nxitur biznesin dhe për të ndihmuar hapjen e vendeve të reja si prioritet kryesor në programin e LSI-së.

ilirmeta28052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Drejtorin për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, z. Jonathan Moore, i shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë, z. Aleksandër Arvizu.

Z. Meta, e falenderoi z. Moore për mbështetjen dhe interesin e treguar nga SHBA për të siguruar standarte sa më të larta demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit.

lsilezhe27052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim madhështor në sheshin qendror të qytetit të Lezhës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 7 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Lezhës.  I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi LSI është e angazhuar që me programin e saj të luftojë kundër kësaj krize të jashtëzakonshme  që ka kllaposur vendin.

Lista e kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Lezhën kryesohet nga Monika Kryemadhi, duke vijuar me Petrit Gjonin, Gjok Bunën, Bib Gjonmarkaj, Edmond Pirolin, Erisi Zaimi, si dhe Prenda Sejdia.

ilirmeta27052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim madhështor në qytetin e Ballshit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i kandidatëve për deputetë në Qarkun e Fierit, në veçanti kandidati i LSI-së për Rrethin e Mallakastrës, Ardian Alushi. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar z. Alushi deklaroi se ai është një kandidaturë e spikatur dhe një intelektual me eksperiencë. “Jam shumë i lumtur që ndodhem në Ballsh në këtë nisje të fushatës sonë elektorale për fitoren e padiskutueshme të 23 qershorit dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu së bashku me shokët e tjerë për të dhënë mbështetjen time për një bir të shkëlqyer të popullit të Mallakastrës.

Unë e njoh atë që në fillim të viteve ‘90 kur ishim në rininë eurosocialiste dhe sot është kandidat ynë dhe i juaji, Ardian Alushi, i cili është një kandidaturë mjaft e spikatur, është një intelektual me shumë eksperiencë. Me eksperiencën e punës përfaqëson gjithë atë shtresë të elitës së inxhinierëve dhe teknikëve të Ballshit dhe të Mallakastrës në industrinë e naftës, që ka qenë një krenari për Ballshin dhe për gjithë Shqipërinë. Një njeri që i ruan lidhjet të pandashme me populli të cilit i takon dhe një njeri i cili kërkon përkrahjen dhe mbështetjen tuaj në zgjedhjet e 23 qershorit në mënyrë që ai të ketë mundësinë që çdo votë t’ua kthejë me mbështetje së bashku me mua dhe së bashku me të gjithë ekipin tonë”, tha z. Meta.

ilirmeta26052013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim shumë entuziast në qytetin e Kukësit, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 4 kandidatëve për deputetë të LSI-së në këtë qark. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar ekipin e LSI-së në Qarkun Kukës, deklaroi se zgjedhjet e 23 qershorit janë vendimtare për qytetarët tanë sepse ata, përmes këtyre zgjedhjeve, do të përcaktojnë një perspektivë të re për të gjithë ekonominë tonë, një ekonomi e cila nuk mund të bazohet më te konsumi dhe te të ardhurat e emigrantëve tanë por te prodhimi, te rritja e eksporteve dhe te garantimi i punësimit të qëndrueshëm. “Zgjedhjet e 23 qershorit janë me të vërtetë mjaft të rëndësishme. Ato nuk janë zgjedhjet e radhës. Ato janë zgjedhjet që do t’i japin fund historisë së tranzicionit dhe që do të nisin një perspektivë të re për të gjithë kuksianët, hasianët, tropojanët dhe për të gjithë shqiptarët, atë të historisë së pandalshme në rrugën e integrimit por edhe në rrugën e progresit ekonomik dhe social”, tha z. Meta.

ilirmeta24052013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, si dhe nga Shefi i Kabinetit të z. Meta, Majlind Lazimi, ka pritur sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, i përbërë nga z. Roberto Battelli, Përfaqësues i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, i caktuar nga Kryetari i Radhës së OSBE-së, si Koordinator Special i misionit te vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, si dhe Ambasadorin Andreas Nothelle, Drejtor i Zyrës Ndërlidhëse të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, në Vjenë.  

endritibraimllari-uet23052013

Kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, njëherazi kandidat për deputet i LSI-së në Qarkun e Tiranës, Endrit Braimllari, zhvilloi sot një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Evropian të Tiranës, takim në të cilin prezantoi programin e LRI-së “Arsim për Punësim”, dhe prioritet kyçe të LSI-së për rininë në qeverisjen e ardhshme. Në fjalën e tij Braimllari deklaroi se programi i Lëvizjes Rinore për Integrim është rezultat i një pune shumë të madhe të bërë nga qindra të rinj me propozimet e tyre konkrete për ecur më shpejt drejt një jete sa më të mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë. Sipas tij LSI dhe LRI e shikojnë si shumë të rëndësishëm investimin që shoqëria bën tek rinia, pasi në këtë mënyrë investon për të ardhmen e sigurt të vendit, për të ardhmen evropiane të tij.