20 Mar Ilir Meta: Çorovoda do të jetë qendër e rëndësishme turistike

Lideri i LSI-së dhe deputeti i Qarkut Berat, Nasip Naço, inaugurojnë lulishten kryesore të qytetit pas përfundimit të punimeve
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, si dhe kryetari i Bashkisë së Çorovodës, Nesim Spahiu, ka marrë pjesë sot në shpalljen e nismës “Çorovoda, qyteti më i pastër”. Në një aktivitet të zhvilluar në pallatin e kulturës të këtij qyteti z. Meta përshëndeti nismën e Bashkisë së Çorovodës, një nismë e cila sipas tij është shumë kuptimplotë, një nismë shumë e mençur dhe me vizion për të ardhmen e këtij qyteti dhe të gjithë komunitetit, nismën “Çorovoda, qyteti më i pastër”. “Nuk mund të kishte nismë më të bukur dhe më domethënëse për të sotmen dhe për të ardhmen e këtij qyteti dhe të këtij komuniteti”, tha z. Meta.







