20 Feb Ilir Meta: Grante dhe rimbursim automatik i TVSH-se për stimulimin e eksporteve “Made in Albania”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi sot një kompani mjaft të suksesshme të produkteve të përpunuara të peshkut, prodhime këto që eksportohen në tregjet e huaja, sidomos në ato evropiane. I shoqëruar nga Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, dhe nga anëtarja e Kryesisë, Nora Malaj, Z. Meta ka vizituar kompaninë “Mare Adriatic” në Vaun e Dejës në Shkodër, në të cilën punojnë rreth 100 punonjës dhe që prodhon konserva peshku për eksport.
Në një prononcim për mediat e pranishme Lideri i LSI-së duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë në një kompani të tillë kaq të suksesshme deklaroi se ky biznes jo vetëm afirmon markën shqiptare në tregjet ndërkombëtare por edhe jep një mesazh të të perspektivës së industrisë së përpunimit të peshkut në vendin tonë, e cila sipas z. Meta do të jetë më e suksesshme në bazë të politikave edhe më nxitëse për eksportet dhe njëkohësisht edhe përmes stimulimit të sektorit të peshkimit në vendin tonë, i cili ka nevojë për një mbështetje më të madhe në mënyrë që ët rinovohet flota e peshkimit dhe të krijohen mundësitë për të siguruar lëndën e parë në vend.





Kokëfortësitë infantile po bllokojnë zhvillimin ekonomik të vendit.