11 Dec Ilir Meta: Konflikti politik dhe vënia e interesave partiake mbi ato kombëtare penguan marrjen e statusit kandidat
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim entuziast më qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së në qytetin e Shkodrës. Në këtë takim ka qenë i pranishëm Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, dhe anëtarja e Kryesisë së LSI-së, Nora Malaj. Në këtë aktivitet janë anëtarësuar rishtas në Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe 300 anëtarë të tjerë, një pjesë të të cilëve Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë.
