16 Nov Klajda Gjosha: Të ecim më shpejt së bashku në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane
Lëvizja e Gruas për Integrim organizoi dje një aktivitet shumë të veçantë në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar. Në aktivitetin të titulluar “LGI, 100 vjet pavarësi kombëtar”, qindra gra e vajza të Lëvizjes Socialiste për Integrim u mblodhën në qytetin e Vlorës për të nderuar të gjithë ata që bëjnë të mundur krijimin e shtetit shqiptar por edhe për të promovuar vlerat historike dhe turistike të këtij qyteti. Ndalesat e grave dhe vajzave të LGI-së ndër të tjera ishin Manastiri i Zvërnecit dhe Muzeumi i Pavarësisë në Vlorë. Në një prononcim për mediet e pranishme në këtë aktivitet të rëndësishëm, kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, u shpreh se “i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha nëna ve shqiptare, të gjitha grave dhe vajzave shqiptare, të ecin më shpejt dhe së bashku me Lëvizjen e Gruas për Integrim në 100 vitet e ardhshme për një Shqipëri më të zhvilluar evropiane”. “Ju faleminderit për këtë mundësi. Në fakt është një kënaqësi shumë e madhe që sot Lëvizja e Gruas për Integrim ndodhet në qytetin e Vlorës, aty ku me të vërtetë historia ka shënuar pikë shumë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar