06 May Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimet me strukturat e LSI-PS në komunat Roshnik dhe Velabisht të Beratit, ku u prezantua edhe Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë së Beratit, z. Petrit Sinaj

Ilir Meta: Mbështetja e qeverisë do të jetë një mbështetje e padiskutueshme që ne Bashkinë e Beratit ta kemi një bashki model
Meta: Ju e shikoni që në një kohë shumë të shkurtër po ndodhin ndryshime shumë të mëdha
Meta: Rruga drejt Beratit dhe shumë angazhime të tjera do ta kthejnë gjithë këtë zonë në një zonë mjaft atraktive për turistët e huaj dhe për turistët vendas
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e LSI-PS në komunën Roshnik të Beratit, ku u prezantua edhe Kandidati i "Aleancës për Shqipërinë Europian" për Bashkinë e Beratit, z. Petrit Sinaj.








