News

ilirmeta26092013

Jemi në zyrën e kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta. Është një zyrë ku deri pak ditë më parë qëndronte femra e parë në legjislaturat shqiptare si drejtuese e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli. Përballë meje qëndron figura e Ismaili Qemalit, ndërsa në krah një pikturë e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët e Kosovës. Por përballë meje qëndron tashmë Kryetari i ri i Kuvendit, z. Ilir Meta.

Z. Ilir Meta, mirëserdhët në studion e “Zonës së Debatit” të Klan Kosova. 

Mirëserdhët edhe ju në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, mirëserdhi edhe Klan Kosova. Ju falënderoj që më jepni mundësi të komunikoj nëpërmjet jush dhe televizionit tuaj me të gjithë ndjekësit tuaj në Kosovë dhe me këtë rast dua t’i përshëndes të gjithë.

ilirmeta18092013-1

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias znj. Dunja Mijatovic.

Përfaqësuesja e OSBE-së Mijatovic e uroi Kryetarin e Kuvendit Meta për marrjen e detyrës së re dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të forcuar asistencën që Zyra e Lirisë së Medias u jep institucioneve të Republikës së Shqipërisë. “Vlerësojmë politikën e dyerve të hapura të institucioneve shqiptare dhe kemi shpresa të mëdha në punën e qeverisë së re” – u shpreh Znj. Mijatovic.

ilirmeta18092013

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri z. Hellmut Hoffman.

Kryetari i Kuvendit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Ambasadorit Hoffman dhe u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe në planin dypalësh.

Ambasadori Hoffman e uroi z. Meta për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe e siguroi atë për forcimin e rolit mbështetës të Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë por edhe përmes asistencës që Gjermania jep për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.

ilirmeta17092014-1

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti në takim Ambasadorin e  Republikës Italiane, Massimo Gaiani.

Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, Kryetari i Kuvendit vlerësoi rolin dhe kontributin e Italisë e cila ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një partnere dhe avokate e shkëlqyer e Shqipërisë ne BE.

Ambasadori Italian, Massimo Gaiani i uroj suksese Kryetarit të ri të Kuvendit në detyrën e tij dhe shprehu  mbështetjen e qeverisë italiane për Shqipërinë në rrugëtimit e saj drejt Bashkimin Evropian.

ilirmeta16092013

Kryetari  i Kuvendit, z. Ilir Meta  mori pjesë sot   në festimet e 71 -vjetorit të Konferencës së  Pezës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, veteranë, deputetë, si dhe personalitete të ndryshme të vendit. 

Më 16 shtator 1942 në Pezë të Tiranës u mblodhën krerët e PKSH, forca e vetme politike që drejtonte organizmat ushtarake të quajtura Partizane.

“Ndaj dhe duhet ti mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror”- u shpreh Kryetari i Kuvendit.

ilirmeta15092013

I nderuar zoti Kryeministër,

Të nderuara zonja ministre,

Zotërinj ministra,

Zonja dhe zotërinj deputetë,

Të nderuar të ftuar,

Është kënaqësi e veçantë për mua që, në emër të Grupit Parlamentar të LSI-së, të shpreh mbështetjen tonë më të plotë për qeverinë e re të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe për Kryeministri e ri, zotin Edi Rama.

luanrama15092013

Me eshte dashur ta lexoj me endje e ta qemtoj me vemendje Programin e Qeverise se Aleances Per Shqiperine Europiane, per te gjetur ne te ate qe deshiron dhe qe duhet te gjeje ne fakt çdo qytetar i ketij vendi, pavaresisht prej permbajtjes se votes qe ka dhene me 23 qershor, pavaresisht prej vendit ku banon, dialektit me te cilin komunikon apo nese beson apo jo ne zot, e gjithaq edhe cilido shqiptar qe nuk ka votuar fare me 23 qershor: horizontin ku duam te mberrijme te gjithe sebashku.

nasipnaco15092013

I nderuar, zoti Kryetar i Parlamentit,

I nderuar, zoti Kryeministër,

Të nderuar kolegë,

Kam nderin të paraqes përpara jush programin dhe vizionin tim si ministër i Drejtësisë në përmbushje të detyrimeve që burojnë nga programi i koalicionit qeverisës në fushën e drejtësisë. Nëpërmjet këtij programi ne synojmë instalimin e shtetit të së drejtës dhe sundimin e ligjit duke ndërmarrë reformat në sistemin e drejtësisë në përgjithësi dhe në sistemin e gjyqësor në veçanti, me qëllim rivendosjen e integritetit të pushtetit gjyqësor dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë.

lefterkoka14092013

I uroj kryeministrit të vendit suksese sa më të mëdha në drejtimin e vendit dhe në ndërmarrjen e reformave të shumëpritura. I uroj Kryetarit të Kuvendit mbarëvajtje të jetës parlamentare dhe shpalosjes sa më të mirë të vlerave demokratike dhe evropiane në këtë arenë të politikës shqiptare, në mënyrë që ti shërbejmë bashkëqytetarëve tanë sa më mirë duke kontribuar në përmirësimin e jetës dhe të ardhmes së tyre. Të nderuar kolegë, të ndërgjegjshëm ndaj këtij besimi që na kanë dhënë shqiptarët kjo mazhorancë ka ofruar një program i cili do përmirësojë dukshëm jetën e shqiptarëve që në fillimin e implementimit të tij.

klajdagjosha14092013

Për mua është një nder i jashtëzakonshëm që ndodhem sot për herë të parë në këtë foltore të Kuvendit të Shqipërisë dhe me të vërtetë më lejoni të ndaj me ju një përgjegjësi të jashtëzakonshme kundrejt qytetarëve shqiptarë, qeverisë dhe partisë politike të cilën unë përfaqësoj, si dhe opozitës.

Mua më është caktuar dhe besuar një nga detyrat më të rëndësishme, ajo e plotësimit të aspiratës së gjithë shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Një proces i tëri integrues, i cili ka filluar ndër vite por që sot kërkon një punë të pa ndalur, jo vetëm për marrjen e statusit të vendit kandidat, por pse jo më pas duke hapur negociatat dhe duke anëtarësuar plotësisht vendin në Bashkimin Evropian.