28 Apr Ilir Meta: Berisha u përpoq të paraqitej si xhentëlmen, por nuk duroi dot pas disa ditësh dhe ra viktimë e pasionit të tij për pushtetin e pakufizuar
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun Gjirokastër, Vangjel Tavo, si dhe nga Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun Koracë, Piro Kapurani, ka zhvilluar sot një takim entuziast me qindra emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Të pranishëm në këtë takim kanë qenë gjithashtu edhe drejtuesit e dregës së LSI-së së Athinës të cilët përshëndetën me fjalën e tyre. Në fjalën e tij Lideri i LSI-së, Ilir Meta, shpalosi programin e LSI-së për emigrantët dhe për zhvillimin tërësor të Shqipërisë. Z. Meta i bëri thirrje emigrantëve shqiptarë që të marrin pjesë në votimet e 23 qershorit dhe të votojnë LSI-së pas sipas tij LSI do të jetë garancia që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të ndryshimit dhe të integrimit pas 23 qershorit dhe garancia më e mirë për të ecur më shpejt. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se fitorja e LSI-së dhe “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” jo vetëm do të garantojë rrotacionin e domosdoshëm të pushtetit dhe balancimin e pushteteve në vend, por do të çlirojë edhe potencialet ekonomike duke krijuar vende të sigurta pune”.







