27 Apr Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta merr pjesë në takimin me strukturat e PS-së dhe LSI-së në Tepelenë, ku u prezantuan kandidatët e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Tepelenës, z. Tërmet Peçi dhe për Bashkinë e Memaliajt, z. Durim

Ilir Meta: Jam i bindur që hapësira që u jepet bashkive të Tepelenës dhe Memaliajt me ndarjen e re, do t'i japë një frymëmarrje tjetër dhe mundësi të reja
Meta: Besoj që të gjithë bashkë me popullin e Tepelenës, me popullin e Memaliajt do të arrijnë ta fusin Tepelenë-Memaliaj në një rrugë më të shpejtë të progresit dhe sidomos të mirëqenies
Meta: Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur dhe unë jam i bindur që Tepelena dhe Memaliaj do ti thotë një "po" shumë të fortë këtij drejtimi sepse e ka zgjedhur vetë në 23 qershor të vitit 2013
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta mori pjesë në takimin e përbashkët me strukturat e PS-së dhe LSI-së në Tepelenë, ku u bë edhe prezantimi i kandidatëve të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Evropiane" për Bashkinë e Tepelenës, z. Tërmet Peçi dhe për Bashkinë e Memaliajt, z. Durim Roshi.








