News

ilirmeta-stefanfule26022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta u prit në Bruksel nga Komisioneri Evropian për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, z. Stefan Fule ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, me fokus të veçantë në avancimin sa më të shpejtë të axhendës evropiane të Shqipërisë, mbarëvajtjen e procesit të administrimit të zgjedhjeve dhe në rolin që Shqipëria luan në rajon.

Z. Meta dhe z. Fule ndanë bindjen e përbashkët se axhenda evropiane e Shqipërisë duhet të mbetet prioriteti kryesor i të gjitha forcave politike në vend, duke theksuar rëndësinë e rritjes së angazhimit politik të të gjitha palëve, dhe të realizimit të një proçesi elektoral të drejtë e të ndershëm.

ilirmeta108022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në një intervistë të dhënë për televizionin “Top Channel”, ka deklaruar se ideja e një poli të tretë është një ide e cila nuk do të lejonte që të kishim një mazhorancë arrogante. Sipas tij duhet të ketë një ekuilibër në mazhorancën e ardhshme.“Ideja e një poli të tretë apo të qendrës, në thelbin e saj është ideja e mospasjes së një mazhorance të plotë nga një forcë e vetme për arsye se eksperiencat e kanë treguar që mazhoranca të tilla sillen me një arrogancë dhe për të frenuar këtë sjellje është e rëndësishme të ketë një ekuilibër në çdo mazhorancë të ardhshme, e cila do të jetë edhe baza e një bashkëpunimi më të përgjithshëm edhe në Parlament, edhe në tërësi në të gjithë sistemin e qeverisjes së vendit”, tha z. Meta. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është shprehur se LSI do të bëjë koalicion për zgjedhjet e ardhshme vetëm me ato forca politike që janë progresiste, konstruktive dhe bashkëpunuese.

ilirmetavolos24022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar takime madhështore me qindra emigrantë shqiptarë në Greqi, konkretisht në qytetet e Larisës, Volosit dhe Elasonës, takime këto të organizuara nga strukturat e degëve të LSI-së në këto qytete. Në këtë takime z. Meta ka qenë i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, njëherazi ministër i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun e Korçës, Piro Kapurani, si dhe nga kryetari i LSI-së në Pogradec, Roshi Tollozhina. Lideri i LSI ka zhvilluar bashkëbisedime me emigrantët shqiptarë atje për probleme që ata i shqetësojnë si dhe ka folur për çështje të rëndësishme në politikën shqiptare. Z. Meta në fjalën e tij ka vlerësuar kontributin e të gjithë emigrantëve për Shqipërinë, të cilin e cilësoi të jashtëzakonshme.

ilirmeta24022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi një kompani mjaft të suksesshme të të përpunimit të lëndëve të para për industrinë e sallamit. I shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaj, Z. Meta e ka cilësuar përpunimin e lëndëve të para për industrinë e sallamit si një aktivitet të ri në vendin tonë i cili sipas z. Meta tregon se me një shpirt sipërmarrjeje dhe iniciative kurajoze, aktivitete të tilla mund të vijnë në Shqipëri, mund të kenë sukses, si në tregun vendas ashtu edhe në tregun ndërkombëtar duke krijuar dhjetëra vende të reja pune, por njëkohësisht duke rritur potencialet eksportuese të Shqipërisë.

ilirmeta23022013

Lëvizja Socialiste për Integrim ka organizuar sot një takim me qindra të rinj të Lëvizjes Rinore për Integrim në qytetin e Lushnjes. I pranishëm në këtë takim ishte dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, Sekretari për Çështjet Ligjore, Spartak Braho, si dhe Prefekti i Qarkut Fier, Robert Bitri. Në fjalën e tij Lideri i LSI-së, Ilir Meta, duke falënderuar të gjithë të ekipin drejtues për punën shumë të mirë të bërë deklaroi se LRI është alternativa kryesore e rinisë në Lushnje.  “Jam vërtetë i lumtur të jem sot këtu në këtë ambient ky kam qenë shumë herë gjatë këtyre 20 viteve por që asnjëherë nuk ka qenë më i bukur, më i ngrohtë, më entuziast dhe më domethënës sesa sot. Ndaj unë dua të përshëndes të gjithë ekipin drejtues të LRI-së në qytetin e Lushnjes për punën e shkëlqyer që ju keni bërë duke e kthyer LRI-në në forcën kryesore, në alternativën kryesore të rinisë së Lushnjes.

ilirmeta20022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi sot një kompani mjaft të suksesshme të produkteve të përpunuara të peshkut, prodhime këto që eksportohen në tregjet e huaja, sidomos në ato evropiane. I shoqëruar nga Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, dhe nga anëtarja e Kryesisë, Nora Malaj, Z. Meta ka vizituar kompaninë “Mare Adriatic” në Vaun e Dejës në Shkodër, në të cilën punojnë rreth 100 punonjës dhe që prodhon konserva peshku për eksport.

Në një prononcim për mediat e pranishme Lideri i LSI-së duke shprehur kënaqësinë për këtë vizitë në një kompani të tillë kaq të suksesshme deklaroi se ky biznes jo vetëm afirmon markën shqiptare në tregjet ndërkombëtare por edhe jep një mesazh të të perspektivës së industrisë së përpunimit të peshkut në vendin tonë, e cila sipas z. Meta do të jetë më e suksesshme në bazë të politikave edhe më nxitëse për eksportet dhe njëkohësisht edhe përmes stimulimit të sektorit të peshkimit në vendin tonë, i cili ka nevojë për një mbështetje më të madhe në mënyrë që ët rinovohet flota e peshkimit dhe të krijohen mundësitë për të siguruar lëndën e parë në vend.

ilirmeta18022013

U zhvillua sot në Pallatin e Sportit në qytetin e Elbasanit një takim madhështor i anëtarëve dhe simpatizantëve të LSI-së nga i gjithë qarku. I pranishëm në këtë aktiv ishte edhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga i Sekretari Politik i LSI-së në Qarkun Elbasan, Edmond Haxhinasto, si dhe nga personalitet më të larta të LSI-së. Në fjalën e tij Lideri i LSI-së falënderoi të gjithë drejtuesit e LSI-së në Elbasan për punën shumë të mirë të bërë dëri më tani. Sipas tij aktivi i LSI-së në Elbasan është një manifestim rritjeje, fuqizimi dhe besimi në suksesin e LSI-së më 23 qershor në Elbasan por edhe në të gjithë Shqipërinë.

ilirmeta108022013

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dëshiroj të shpreh përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë.
Bashkë me të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, sot festojmë një Kosovë të pavarur, një Kosovë të njohur prej 98 shtetesh, një Kosovë më të konsoliduar me institucioneve demokratike, me një shtet që forcohet nga viti në vit, një Kosovë që garanton të drejtat e të gjitha pakicave, një Kosovë konstruktive në rajon, dhe mbi të gjitha një Kosovë me një shoqëri të lirë, multi-etnike dhe evropiane.

ilirmeta-16022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vizitoi një fabrike të prodhimeve fasone në qytetin e Beratit. I shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, dhe deputeti i LSI-së për Qarkun e Beratit, Nasip Naço, z. Meta ka vizuar fabrikën e prodhimit intimeve për femra, “Berat Konfeksion”, fabrikë në të cilën janë të punësuara rreth 200 gra dhe vajza. Në një prononcim për mediat e pranishme Z. Meta deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka në qendër të vëmendjes çështjen e punësimit dhe në mënyrë të veçantë të mbështetjes së biznesit fason i cili është biznesi kryesor punëdhënës dhe punëofrues në vend në të cilin punojnë rreth 110 mijë gra dhe vajza sot në të gjithë Shqipërinë.

ilirmeta15022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, si dhe nga deputeti i LSI-së për Qarkun Berat, Nasip Naço, ka marrë pjesë sot në aktivin e LGI-së në qytetin e Beratit. Në këtë aktivitet mjaft entuziast, ku merrnin pjesë qindra gra dhe vajza anëtare dhe simpatizante të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë anëtarësuar rishtas në LSI edhe 150 anëtare të tjera, një pjesë të të cilave Lideri i LSI-së u dha dokumentet e anëtarësisë. Në fjalën e tij Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga strukturat e LGI në Berat deklaroi se rezultati i LSI-së më 23 qershor do të jetë i jashtëzakonshëm. “Asnjëherë kjo sallë nuk ka qenë kaq me jetë, kaq me ngrohtësi, kaq kuptimplotë saç është sot.