27 Jan Prononcimi për media i Kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare z. Spartak Braho

Zoti Braho Greqi zhvilloi zgjedhjet parlamentare dhe Syriza i fitoi ato. Sa ndikon kjo tek marrëdhëniet me shtetin Grek dhe tek siguria jonë kombëtare duke ditur se kemi ende çështje të hapura mes dy vendeve?
Një përshtypje e parë është se ata brenda pak orëve nxorën rezultatin dhe dëshmon për një demokraci të zhvilluar dhe një seriozitet në zgjedhje pavarësisht problematikës që ata kanë. Zgjedhjet e parakohshme janë gjithmonë të vështira.
Me këtë rast unë i uroj fitoren e Syzriza dhe të Tziprasit. Kam patur rastin ta takoj në vitin 1998, ishte përfaqësues i rinisë në Partinë Smoja që ishte në atë kohë.








