04 Sep Meta takon Reeker, partneriteti strategjik me SH.B.A dhe mbeshtetje per reformat integruese.
Ne Forumin Strategjik te Bledit qe po zhvillohet ne datat 1-3 shtator ne Slloveni, mes qindra personaliteve nga Europa dhe bota, ishte i ftuar edhe Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim z. Ilir Meta, i cili pati nje takim dypalesh edhe me Zv.Ndihmes Sekretarin e Shtetit, z.Philip Reeker.
Ne fokus te takimit ishin zhvillimet e fundit politike ne Shqiperi pas zgjedhjeve te 23 qershorit, roli i konstruktiv dhe stabilizues i Shqiperise ne rajon, si dhe sfidat qe qeveria e re duhet te kapercej per ti dhene nje impuls te ri procesit te integrimit europian te vendit.
Gjate takimit, te dy bashkebiseduesit konfimuan marredhenjet e shkelqyera mes dy vendeve dhe popujve tona, dhe ne menyre te veçante rolin e pazevendesueshem te Shqiperise per paqen dhe stabilitetin ne rajon, duke u ndalur te rendesia qe ka intensifikimi i bashkepunimit rajonal.
Z.Meta permes z.Reeker shprehu mirenjohjen me te madhe per qeverine e SH.B.A, e cila ka qene vendimtare me asistencen dhe ndihmen e saj jo vetem ne momentet me te veshtira per Shqiperine dhe shqiptaret, por edhe ne demokratizimin e metejshem te politikes dhe shoqerise sone. Gjithashtu, z.Meta shtoi se zgjedhjet e 23 qershorit permbushen standartet edhe sollen ndryshimin qe pritej nga shumica e qytetareve shqiptarë. Padyshim se roli i SH.B.A ishte shume jetik per transparencen e plote te zgjedhjeve – shtoi Meta.
Nga ana e tij z.Reeker vleresoi ne menyre te veçante faktin se Shqiperia kaloi me sukses testin per mbajtjen e zgjedhjeve te ndershme dhe lira, si nje premise e rendesishme per te avancuar me tej me drejt reformave strukturore, institucionale dhe ekonomike qe I duhen vendit per te njohur nje zhvillim te qendrueshem drejt rrugetimit ne BE.
Z.Reeker e siguroi z.Meta se SH.B.A do te vazhdoje ta mbeshtese Shqiperine jo vetem ne planin strategjik, por edhe ne funksion te rritjes se marredhenjeve ekonomiko-tregtare, si dhe investimeve amerikane ne vend.
Meta ritheksoi se Shqiperia mbetet e palekunder ne partneritetin strategjik me SH.B.A dhe e angazhuar per te kontribuar si nje anetare e denje e NATOS ne te gjithe perpjekjet e SH.B.A per te pasur lidershipin ne krijimin e nje bote me te lire dhe me te paqte per te gjithe. Ne kete kontekst, Shqiperia do te vazhdoj te mbeshtes çdo vendim qe SH.B.A dhe aleatet e saj do te marrin ne lidhje me çeshtjen e Sirise.