Takime me qindra emigrantë në Larisa, Volos dhe Elasona, në Greqi Ilir Meta: LSI, paketë incentivash për emigrantët e kthyer në Atdhe

Takime me qindra emigrantë në Larisa, Volos dhe Elasona, në Greqi Ilir Meta: LSI, paketë incentivash për emigrantët e kthyer në Atdhe

ilirmetavolos24022013

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar takime madhështore me qindra emigrantë shqiptarë në Greqi, konkretisht në qytetet e Larisës, Volosit dhe Elasonës, takime këto të organizuara nga strukturat e degëve të LSI-së në këto qytete. Në këtë takime z. Meta ka qenë i shoqëruar nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Gjirokastrës, njëherazi ministër i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, Sekretari Politik i LSI-së për Qarkun e Korçës, Piro Kapurani, si dhe nga kryetari i LSI-së në Pogradec, Roshi Tollozhina. Lideri i LSI ka zhvilluar bashkëbisedime me emigrantët shqiptarë atje për probleme që ata i shqetësojnë si dhe ka folur për çështje të rëndësishme në politikën shqiptare. Z. Meta në fjalën e tij ka vlerësuar kontributin e të gjithë emigrantëve për Shqipërinë, të cilin e cilësoi të jashtëzakonshme.

Jemi bashkuar të gjithë së bashku për të diskutuar së, për të ndarë mendimet së bashku por edhe për të mbështetur njëri-tjetrin në mënyrë që punët e Shqipërisë të venë më mirë në atë drejtim për të cilin ne jemi përcaktuar pa asnjë ekuivok, në drejtimin e integrimit në Bashkimin Europian, sepse kjo është e vetmja rrugë që edhe punët tuaja të shkojnë më mirë, edhe këtu ku jetoni në Greqi por edhe për të gjithë ju dhe ata që kanë zgjedhur dhe do të zgjedhur procesin e riintegrimit në  Atdheun e tyre, të shtohen mundësitë dhe të përmirësohen kushtet në mënyrë që standardi i jetës tuaj dhe të fëmijëve tuaj të mos dëmtohet”, tha z. Meta.

Lideri i LSI-së tha ka potenciale të jashtëzakonshme, të pashfrytëzuara, dhe një potencial shumë i rëndësishëm, përveç resurseve natyrore dhe përveç mundësive që ofron vetë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, pozita e re ndërkombëtare e Shqipërisë, pse jo dhe gazsjellësi TAP, për të cilin u nënshkrua edhe marrëveshja kohët e fundit midis Shqipërisë-Italisë-Greqisë në Athinë, dhe shumë projekte të tjera madhore. Pra për ta kthyer të gjithë këtë në një mundësi në një avantazh që Shqipëria të ecë më shpejt në rrugën e progresit por njëkohësisht edhe një mundësi për të gjithë ju dhe të gjithë të afërmit tuaj”, tha kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

Sipas tij LSI ka qenë dhe mbetet e shqetësuar për konfliktin e tepërt politik që ka vendi dhe për dëshirën e papërmbajtur për protagonizëm politik përmes konfliktit i cili sipas tij nxjerr në hije problemet më të rëndësishme që ka vendi dhe që kanë edhe qytetarët tanë. Duke folur për çështjen e retorikave nacionaliste z. Meta tha se

“Është në interesin kombëtar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve që ne të gjithë angazhimin tonë patriotik ta shprehim duke u sjellë si evropianë, duke marrë përgjegjësi dhe duke e përshpejtuar këtë proces të integrimit evropian sepse është interesi i Shqipërisë, është interesi i të gjithë shqiptarëve dhe i juaji që jetoni këtu, është edhe interesi i të gjithë shqiptarëve në rajon. Shqipëria duhet të ketë një pozitë më të nderuar në raport me vendet e tjera. Në këtë mënyrë zëri i saj do të dëgjohet më shumë por edhe të drejtat tuaja do të avancojnë më shumë këtu por edhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve kudo ku janë do të kenë një mbrojtje shumë më të besueshme se sa deri më tani. Nëse Shqipëria do të ishte anëtare e Bashkimit Evropian të jeni të sigurt se çështja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore do të ishte zgjidhur me kohë dhe madje nuk do të kishte nevojë për marrëveshje dypalëshe”. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim duke folur për marrjen e statusit të vendit kandidat u shpreh se tri ligjet janë minimumi që duhet të bëjë Shqipëria. Sipas tij një status kandidat do të sillte shumë projekte të cilat mungojnë dhe përmes këtyre projekteve ekonomike dhe programeve financiare mund të ishin hapur shumë më shpejt shumë vende të reja pune në Shqipëri.

“Ndaj është e domosdoshme të përqendrojmë të gjitha energjitë tona në këtë përpjekje. Është vërtet për të ardhur keq që vendi të penalizohet në mënyrë të padrejtë. Dëgjoj edhe një argument se nuk janë vetëm tri ligjet por ka edhe shumë probleme të tjera por përderisa Evropa e thotë shumë qartë që këto tri ligjet janë minimumi i asaj që kërkohet t’i realizojnë dhe të vazhdojmë të përmirësojmë edhe standardet e tjera që kërkon ky proces. Çdo vonesë është një humbje e padrejtë e kohës, e shanseve që i jepen vendit për të ecur në rrugën e progresi”, tha ai. Lideri i LSI-së, Ilir Meta, tha se për këtë arsye LSI thekson domosdoshmërinë e bashkëpunimit sepse sipas tij pa bashkëpunim nuk mund të ketë progres. “Unë besoj që mençuria e popullit tonë do të krijojë mundësi që kjo situatë do të kalohet në zgjedhjet e 23 qershorit dhe LSI-ja do të kontribuojë në këtë drejtim. Ne nuk duam të bëhemi palë në këtë konflikt”, vijoi ai. Sipas z. Meta LSI do të kontribuojë për të ecur para në rrugën e reformave.  

“Ne pikërisht këtu duhet të përqendrohemi se si të ndërtojmë një ekonomi që prodhon dhe Shqipëria ka shumë mundësi dhe resurse, si të rrisim kapacitetet eksportuese të vendit. Ato janë rritur vitet e fundit por mundësitë dhe potencialet janë shumë më të mëdha sepse është edhe një llogari shumë e thjeshtë. Valuta që vinte nga emigracioni ka rënë dhe kjo patjetër që duhet kompensuar me diçka tjetër e cila nuk mund të vijë kurrsesi përveçse nga rritja e prodhimit dhe akoma më tej rritja e eksporteve. Kjo është një domosdoshmëri që ne të kemi një ekonomi të qëndrueshme, është një domosdoshmëri që ne të kemi një klimë akoma edhe më pozitive ndaj biznesit dhe që ne të shtojmë akoma më tej vendet e reja të punës. Këtu është përqendruar e gjithë politika ekonomike e LSI-së.

 Ne nuk duam të bëjmë politikë për politikë. Për ne edhe integrimi nuk është thjesht një dëshirë apo aspiratë. Integrimi është e vetmja rrugë e zhvillimit të Shqipërisë, e mirëqenies së shqiptarëve, e progresit të tyre, e mundësisë për të dalë nga varfëria dhe për të pasur standarde të vërteta evropiane në vendin tonë”, tha z. Meta. Sipas tij LSI do të paraqesë edhe një paketë konkrete për incentiva, për lehtësira fiskale për të inkurajuar hapjen e bizneseve të reja nga të gjithë emigrantët të cilët kthehen në Shqipëri dhe duan të integrohen atje. Sipas tij emigrantët përfaqësojnë një fuqi mjaft të kualifikuar për shkak të eksperiencës dhe punëve të ndryshme që janë bërë gjatë kësaj kohe, këtu apo në Itali e vende të tjera, e cila edhe i ka munguar Shqipërisë gjatë kësaj periudhe për shkak edhe të mbylljes së shumë shkollave profesionale. Duke përfunduar z. Meta tha se LSI do të vazhdojë të ketë një marrëdhënie të pandërprerë me të gjithë emigrantët. Sipas tij LSI, që në krijimin e saj, i ka kushtuar rëndësi të veçantë marrëdhënieve me emigrantët dhe vëmendjes ndaj tyre. “Ne e dimë që ju keni probleme të vazhdueshme përveç problemeve të tjera. Ka burokraci dhe pengesa artificiale nga doganat dhe ne do të angazhohemi për ti lehtësuar këto pengesa e vështirësi. E dimë që keni probleme me certifikatat me fëmijët dhe për këtë çështje është diskutuar disa herë dhe janë bërë propozime konkrete nga pala shqiptar
e dhe shpresojmë në një reagim të shpejtë dhe pozitiv nga ana e qeverisë greke.

Ndërkohë që në një takim të veçantë që pati me qindra fëmijë shqiptarë në Volos të Greqisë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh se komuniteti shqiptar në Volos është një komunitet model përsa i takon organizimit, ruajtjes së traditave. Sipas tij ky model duhet të përhapet në të gjithë Greqinë por edhe në vende të tjera ku jeton emigracioni, sidomos përsa i takon mësimit të gjuhës shqipe. “Jam me qindra fëmijë të cilët kanë mësuar gjatë viteve të fundit në shkollën e cila është hapur falë përpjekjeve dhe angazhimit tuaj, por edhe marrëdhënieve të ngushta me autoritetet vendore dhe mbështetjes së qeverisë shqiptare. Dhe ne besojmë se kjo është një përpjekje mjaft për tu vlerësuar që tregon se ky është një komunitet me iniciativë, ky është një komunitet që meriton një mbështetje akoma më të madhe në të ardhmen.