14 May Takim madhështor në Gjirokastër, LSI prezanton kandidatët për deputetë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një takim madhështor në qytetin e Gjirokastrës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 5 kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, deklaroi se 23 qershori është një ditë e madhe, është një garë historike, është në garë e shkuara me të ardhmen, e vjetra me të renë, stanjacioni politik dhe ekonomik me zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm.
“Ndaj më 23 qershor Gjirokastra, Përmeti dhe Tepelena do të votojnë për LSI-në dhe për koalicionin tonë “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, tha z. Meta. “Tani dua të ftoj këtu Rezhat Zikën, Shpëtim Spahiun, Zamira Ramin, Vangjel Tavon dhe kryetarët e LSI-së në rrethe, Genci Sinojmeri në Gjirokastër, Edin e Përmetit dhe Edjolën e Tepelenës. Me këta shokë dhe shoqe të mrekullueshme dhe me të gjithë ju e sidomos me rininë e jashtëzakonshme, me LRI-në tonë të paparë ne do të korrim një rezultat historik dhe fenomenal në Qarkun e Gjirokastrës dhe në të gjithë Shqipërinë më 23 qershor”, prezantoi ai kandidatët.