18 Dec Meta: Integrim do te thotë me shume punësim, investime, progres.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga i deleguari i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Elbasanit, Edmond Haxhinasto, si dhe nga kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka marrë pjesë në aktivin e LGI-së për Rrethin e Elbasanit. Në fjalën e tij Z. Meta është shprehur se gruaja është forca më e madhe e shoqërisë shqiptare. Sipas z. Meta me përfaqësimin 50% në strukturat drejtuese do të ndihmojë për t’i dhënë hapësira të reja angazhimit dhe pjesëmarrjes të vajzës dhe të gruas shqiptare në të gjithë jetën tonë politike, shoqërore dhe ekonomike.


