19 Jun LSI nënshkruan Kontratën e Gjelbër me Zyrën Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit

Konferenca e përbashkët për shtyp
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta:
Kam kënaqësinë të jem sot këtu me përfaqësues të Zyrës Qytetare për Mbrojtjen e Mjedisit, me të cilët sapo kemi nënshkruar një Kontratë të Gjelbër për katër vitet e ardhshme, e cila presupozon një bashkëpunim të ngushtë institucional, si një forcë e ardhshme parlamentare por besojmë edhe qeverisëse, për 40 çështje mjedisore, të cilat janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, për mbrojtjen e mjedisit, natyrisht për të rritur edhe cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.