07 Jun Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga të gjitha kandidatët e tjerë në këtë qark, ka zhvilluar një tur takimesh në Bashkinë e Rubikut dhe në katër komuna t

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Lezhës, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga të gjitha kandidatët e tjerë në këtë qark, ka zhvilluar një tur takimesh në Bashkinë e Rubikut dhe në katër komuna të tjera të Qarkut të Lezhës, përkatësisht në fshatin Rreps të Komunës Orosh, në Fan dhe në Blinisht.
Në bashkëbisedimin që zhvilloi me qytetarët znj. Kryemadhi deklaroi se ka ardhur koha që vëmendja të kthehet në Qarkun e Lezhës. Sipas saj politika duhet të mendojë në radhë të parë se si duhet t’i shërbejë lezhjanëve dhe të gjithë shqiptarëve dhe jo të shkëputet prej tyre dhe problemeve që qytetarët kanë.







