Posted at 19:05h
in
News
by Partia Lirise

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dëshiroj të shpreh përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë.
Bashkë me të gjithë shqiptarët kudo që gjenden, sot festojmë një Kosovë të pavarur, një Kosovë të njohur prej 98 shtetesh, një Kosovë më të konsoliduar me institucioneve demokratike, me një shtet që forcohet nga viti në vit, një Kosovë që garanton të drejtat e të gjitha pakicave, një Kosovë konstruktive në rajon, dhe mbi të gjitha një Kosovë me një shoqëri të lirë, multi-etnike dhe evropiane.