09 Jun Meta do i sherbejme Sarandes me projekte konkrete. Meta rotacioni i sigurt, sfida jone eshte thellimi i fitores
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një takim në qytetin e Sarandës, takim në të cilin është prezantuar ekipi i 12 kandidatëve për deputetë në Qarkun Fier. I pranishëm në këtë takim, Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, duke prezantuar në veçanti kandidaten për deputete të LSI-së në Rrethin e Sarandës, Katina Gogo, u shpreh se edhe në qarkun e Vlorës, sfida e LSI-së është për të marrë të paktën 2 deputetë. Lista e kandidatëve të LSI-së në Qarkun e Vlorës kryesohet nga Shkëlqim Selami, nr. 2 i listës është z. Flamur Çelaj dhe vijon me znj. Katina Gogo, Kasëm Cenaj, Thodhori Shia, Luçiana Koprencka, Klajdi Mati, Diana Murati, Juna Hoxhaj, Kamber Zj, Apostol Qirko dhe Beqir Kashiri.