08 Sep Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta viziton Shtëpinë e Fëmijëve “Vatra e Ngrohtë” në Gjirokastër
Z.Ilir Meta: Mesazhi i solidaritetit, i ndihmës dhe i mbështetjes për fëmijët në nevojë, për të moshuarit në nevojë, për komunitetin në përgjithësi është mesazhi kryesor që synojmë të përcjellim me rastin e 10-vjetorit të krijimit të LSI-së
Z.Ilir Meta: Angazhimi social, përgjegjshmëria sociale ka qenë dhe mbetet një nga tiparet e kësaj force
Z.Ilir Meta: Do të ndikojmë jo vetëm përmes veprimeve dhe aksioneve tona të solidaritetit, por edhe përmes një vëmendjeje më të madhe për politikat sociale të qeverisë, të shtetit dhe të institucioneve qendrore dhe vendore ndaj kësaj shtrese.