26 Feb Petrit Vasili: Paketa integruese duhet të garantojë kërkesat emergjente të biznesit fason
Grupi Parlamentar i LSI-së në Lushnjë dhe Fier, vijon turin e diskutimeve me biznese fasone për paketën e integrues për këtë biznes
"Biznesi fason gjeneron punësim masiv por edhe përbën 30% të eksporteve shqiptare me një vlerë prej 500 milionë eurosh"
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, nën drejtimin e kryetarit Petrit Vasili, ka vijuar turin e takimeve konsultative nëpër rrethe të ndryshme të vendit me përfaqësues të biznesit fason për të diskutuar përmbajtjen e paketës së integruar për këtë biznes, paketë e cila është propozuar nga LSI për mbrojtjen e këtij biznesi dhe krijimin e lehtësirave të domosdoshme për të.