01 May Kryetarja e LGI-së, znj. Klajda Gjosha, takim me strukturat e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Njësinë nr. 1 në Tiranë

Gjosha: Krenare që shoh tre herë më shumë gra dhe vajza se në 2013
Gjosha: Vota juaj në këto zgjedhje është votë për të ardhmen e familjeve tuaja
Gjosha: Njësia nr. 1 mbetet besnike e votës ndaj Lëvizje Socialiste për Integrim
Kryetarja e LGI-së, znj Klajda Gjosha, njëkohësisht edhe e deleguara e LSI-së për njësinë, nr. 1 në Tiranë, zhvilloi një takim me strukturën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në këtë njësi.
Duke folur para të pranishmëve në këtë takim, znj. Gjosha shprehu bindjen se në këto zgjedhje lokale rezultati do të jetë edhe më i mirë për LSI-në.
"Jam tepër e emocionuar dhe krenare që në këtë sallë shoh sot tre herë më shumë gra dhe vajza të reja të cilat janë pjesë e LSI-së, se në zgjedhjet e 2013.




