29 Jan Klajda Gjosha: LSI merr qëndrim të guximshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës gruas shqiptare

Në vazhdën e takimeve të zhvilluara më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar një tjetër debat “live” me pyetje dhe përgjigje në rrjetin social “Facebook”. Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim, Klajda Gjosha, ka zhvilluar një debat me pyetje-përgjigje në kohë reale. Znj. Gjosha i është përgjigjur pyetjeve të një auditori të gjerë për çështje të ndryshme të politikës, të përqendruara në çështjene rëndësishme të pjesëmarrjes së gruas në politikë dhe rolin e saj në vendimmarrje. Sonte, live në Facebook, në eventin e përhershëm të së martës, Klajda Gjosha mbajti një qëndrim të fortë për mbështetjen që LSI i jep grave në Shqipëri. "Ne jemi ndjerë gjithmonë të vlerësuara për mbështetjen dhe të pasurit një rol të rëndësishëm jo vetëm në familje, por dhe në shoqëri, ashtu si burrat", tha ajo. Shqiptarët parashtruan një varietet pyetjesh online, lidhur me rolin e gruas dhe sesi pjesëmarrja e tyre në procesin politik do të ndihmoj në krijimin e më shumë mundësive në të ardhmen.