23 Nov Meta, apelon per konsensus, Meta :Politika te jete e pergjegjshme per ti dhene shqiptareve statusin kandidat
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i shoqëruar nga Zv. Kryetari i LSI-së –së, Petrit Vasili, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim me strukturat e LSI-së në Komunën e Paskuqanit. Në këtë takim u bë një analizë e punës së bërë deri më tani nga struktura e LSI-së atje dhe u përcaktuan objektivat për të ardhmen. Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, në fjalën e tij është shprehur se politika shqiptare është e papërgjegjshme dhe po pengon integrimin evropian të vendit.


Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në një takim organizativ me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Bashkinë e Shijakut. Objekti kryesor i këtij takime ka qenë prezantimi i kryetarit të ri të LSI-së së Shijakut, z. Edmond Lala. Z. Meta ka qenë i shoqëruar në këtë takim nga deputeti i LSI-së për Qarkun e Durrësit, Lefter Koka, si dhe nga Prefekti i këtij qarku, Genci Alizoti.