08 Jan Fjala e Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, në mbledhjen e Kryesisë së LSI-së

Përshëndetje të gjithëve! Është kënaqësi që të zhvillojmë sot mbledhjen e parë të Kryesisë së re të zgjedhur pas konventës pikërisht në këtë fillim të vitit të ri 2013. Me këtë rast dua të shpreh besimin tim se kjo Kryesi e zgjedhur nga konventa e fundit e LSI-së, e cili ishte një demonstrim kuptimplotë dhe mjaft shpresëdhënës për një politikë më të mbarë, me konstruktive dhe më alternative për vendin, do të jetë në nivelin e përgjegjësive që vendosi kjo konventë për të ardhmen e kësaj force politike dhe ajo çfarë është më e rëndësishme për perspektivën e të gjithë zhvillimeve politike dhe demokratike në vend.







