16 Sep Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta në festimet e 71-vjetorit të Konferencës së Pezës
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë sot në festimet e 71 -vjetorit të Konferencës së Pezës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, znj. Mimi Kodheli, kryetari i grupit socialist Gramoz Ruçi, veteranë, deputetë, si dhe personalitete të ndryshme të vendit.
Më 16 shtator 1942 në Pezë të Tiranës u mblodhën krerët e PKSH, forca e vetme politike që drejtonte organizmat ushtarake të quajtura Partizane.
“Ndaj dhe duhet ti mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës, patriotëve shqiptar, komunistëve, nacionalistëve të asaj kohe të cilët kapërcyen diferencat e tyre në emër të interesit të madh, të lirisë së atdheut dhe progresit shoqëror”- u shpreh Kryetari i Kuvendit.