01 Oct Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim merr pjesë në prezantimin e programit “Rilindja e Qyteteve” në Lezhë

Monika Kryemadhi: Do të kemi mundësinë e transformimit të qytetit të Lezhës
Deputetja e Qarkut të Lezhës, znj. Monika Kryemadhi mori pjesë në prezantimin e programit "Rilindja e Qyteteve" në qytetin e Lezhës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Mjedisit, z. Lefter Koka si dhe Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tushaj. Deputetja Monika Kryemadhi shprehu bindjen për transformimin e qytetit të Lezhës brenda një kohe të shkurtër.







