02 Jul Prononcimi për mediat i Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili:
Z. Vasili jemi në prag të votimit të reformës-territoriale. Cili është qëndrimi i LSI-së, kë variant mbështesni?
Sigurisht që qëndrimi ynë nuk është një qëndrim i shkëputur nga qëndrimi i mazhorancës, pra është një qëndrim në sinkron me mazhorancën dhe ka qenë ai qëndrim që është përcjellë me votën unanime të Komisionit të Reformës Territoriale - Administrative që është përcjellë nga ju kohë më parë dhe ka qenë një variant i ndërmjetëm 39 dhe 47 njësive të reja vendore.