Urimi i kryetarit të LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, për festën e 7 Marsit

Urimi i kryetarit të LSI-së për Tiranën, Shezai Rrokaj, për festën e 7 Marsit

shezairrokaj07022013

Sot është 7 Marsi, dita e mësuesit. Në këtë ditë të shënuar për trevat shqiptare, Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh mirënjohje dhe u uron gëzuar festën e 7 Marsit gjithë misionarëve të dijes që, me punën e tyre të palodhur, edukojnë e formojnë brezat e rinj me vlerat e atdhetarisë, të qytetarisë, të demokracisë, të humanizmit dhe të integrimit global. Shkolla është një dritare nga ku projektohet e ardhmja e shoqërisë sonë, tempulli ku ruhen dhe zhvillohen vlerat kombëtare, rruga nëpërmjet së cilës ato bëhen pjesë e integrimit në mozaikun kulturor ndëretnik, ku diversiteti kulturor shihet si pasurim i ndërsjelltë.

 

Sistemi ynë arsimor po reformohet sipas parimit “Cilësi dhe Barazi në Arsim”, që do të thotë: Arsim cilësor dhe akses të barabartë për të gjithë. Ky edukim mbështetet në të drejtat e njeriut dhe në diversitetin kulturor; në një arsimim që respekton perspektivën dhe interesat e individit, të komunitetit dhe të shoqërisë; që synon arritjen e standardeve arsimore evropian; që jep njohuri dhe shprehi për tu përshtatur me kërkesat e ekonomisë së tregut dhe rrit eksesin e komunikimi për zhvillim profesional e shkencor.

Lëvizja Socialiste për Integrim synon në një strategji arsimimi të lidhur ngushtë me një strategji punësimi dhe një strategji zhvillimi, e cila rrit autoritetin e diplomës dhe e vendos atë në funksion dhe përballë kërkesave të tregut të punës.

Për këtë qëllim, LSI-ja nxit arsimimin profesional nëpërmjet aktorëve të tregut dhe mbështetjes së qeverisë, nxit zbatimin e sistemit të karrierës dhe sipërmarrjen e të rinjve nëpërmjet programeve stimuluese; inkurajon ndërtimin e një partnershipi qeveri-universitete, me qëlli9m përfshirjen e tyre në projektet kombëtare të zhvillimit a të donatorëve.

Ajo do të mbështesë reformat që do të ndërmerren për zbatimin e kornizës së re kurrikulare parauniversitare 6+3+3 për realizimin e standardeve infrastrukturore e cilësore, për thjeshtimin e Maturës Shtetërore, për investimin në kërkimin shkencor si dhe për akreditimin e rankimin e universiteteve publike e private nga agjenci ndërkombëtare.

Mësuesit, këtij panteoni të dijes, përjetë Atdheu mirënjohës!

Edhe njëherë Gëzuar 7 Marsin!