Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama, z. Petrit Vasili dhe znj. Kejdi Mehmetaj homazhe në bustin e Qemal Stafës me rastin e 5 Majit

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama, z. Petrit Vasili dhe znj. Kejdi Mehmetaj homazhe në bustin e Qemal Stafës me rastin e 5 Majit

LuanRamaPetritVasili06.05.2014 

Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama, z. Petrit Vasili dhe znj. Kejdi Mehmetaj homazhe në bustin e Qemal Stafës me rastin e 5 Majit

Luan Rama: 5 Maji një moment reference për sakrificat sublime dhe për heroizmin shembullor që ka demonstruar populli ynë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare

Rama: 5 Maji është edhe dita e rënies së Heroit të Popullit, Qemal Stafa me emrin e të cilit i gjithë atdheu, Shqipëria simbolizon tërë atë sakrificë, simbolizon heroizmin e madh

 

 

Rama: LSI prej kohësh ka apeluar që të ketë një vëmendje më të madhe shtetërore dhe natyrisht një përkujdesje të veçantë për të gjitha referencat e LANÇ

Rama: Apeloj edhe në emër të LSI-së që komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70-vjetorit të mos vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave, por të shohë realisht dhe të veprojë realisht

Me rastin e 5 Majit, deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama, z. Petrit Vasili dhe znj. Kejdi Mehmetaj të shoqëruar edhe nga dhjetëra të rinj e të reja bënë homazhe pranë bustit të heroit të popullit, Qemal Stafa në Tiranë.

Duke folur për mediat pas homazheve z. Luan Rama tha se 5 Maji është dita e madhe e nderimit për dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe një moment reference për sakrificat sublime dhe për heroizmin shembullor që ka demonstruar populli ynë gjatë luftës.

Njëkohësisht 5 Maji është edhe dita e rënies së Heroit të Popullit, Qemal Stafa me emrin e të cilit, siç u shpreh z. Rama, i gjithë atdheu simbolizon atë sakrificë dhe heroizmin e madh.

“5 Maji dita e madhe e nderimit për dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, është padyshim një moment reference për sakrificat sublime dhe për heroizmin shembullor që ka demonstruar populli ynë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare, në atë luftë të madhe që solli çlirimin e atdheut dhe që na ka bërë sot të ndjehemi krenarë për sakrificën e madhe që kanë bërë të gjithë ata që dhanë jetën për çlirim.

Natyrisht, 5 Maji ka edhe një vlerë tjetër, të veçantë është dita e rënies së Heroit të Popullit, Qemal Stafa me emrin e të cilit i gjithë atdheu, Shqipëria simbolizon tërë atë sakrificë, simbolizon heroizmin e madh, simbolizon gjakun e derdhur.

Thënë ndryshe me gjuhën e një poeti, me emrin e Qemalit atdheu peshon mallin për të rënët”, u shpreh z. Luan Rama.

Ndërkaq, z. Rama theksoi se LSI-ja ka apeluar prej kohësh që të ketë një vëmendje më të madhe shtetërorë dhe një përkujdesje të veçantë për të gjitha referencat e Luftës Nacional Çlirimtare dhe heroizmit partizan.

“Lëvizja Socialiste për Integrim prej kohësh ka apeluar që të ketë një vëmendje më të madhe shtetërore dhe natyrisht një përkujdesje të veçantë për të gjitha referencat e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe të heroizmit partizan.

Natyrisht nëse ka ndodhur të gjejmë një lloj indiference apo mungesë vëmendjeje dhe vlerësimi, kjo nuk ka të bëjë aspak dhe nuk e cenon aspak madhështinë e heroizmit partizan.

Nuk e cenon aspak heroizmin e atyre që dhanë gjakun për lirinë e atdheut, përkundrazi nxjerr më në pah edhe faktin se kush është realisht për nderimin dhe respektin e kësaj sakrifice dhe këtij respekti dhe kush e ka këtë në rend të dytë”, shtoi deputeti i LSI-së.

Më tej, z. Rama bëri thirrje që Komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70 vjetorit të mos të vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave, por të shohë realisht dhe të veprojë.

“Natyrisht edhe nga kjo datë edhe sot unë apeloj edhe në emër të LSI-së që komisioni i posaçëm shtetëror i krijuar për festimet e 70-vjetorit të mos vazhdojë të nanuritet në mjediset e zyrave, por të shohë realisht dhe të veprojë realisht duke marrë masa për të korrigjuar dhe për të bërë të mundur që Varrezat e Dëshmorëve dhe monumentet e luftës të jenë të denja për heroizmin që kanë demonstruar ata që nuk jetojnë më”, vijoi deputeti i LSI-së.

Sipas z. Rama, respekti ndaj dëshmorëve është padyshim shenja më domethënëse e vlerësimit që ne kemi për të sotmen dhe vendosmërisht për të ecur më përpara drejtë së ardhmes europiane.

“Respekti ndaj tyre është padyshim shenja më domethënëse e vlerësimit që ne kemi për të sotmen dhe e vendosmërisë për të ecur më përpara drejt së ardhmes evropiane. Europa është modeli i nderimit të sakrificës dhe të heroizmit në Luftën e Dytë Botërore, le të mësojmë edhe në këtë pikë nga Europa.

Ashtu sikundër unë para pak ditësh kam qenë në Kosovë dhe jam mahnitur, jam mrekulluar me përkujdesjen që tregojnë autoritetet shtetërore të Kosovës, por edhe vetë qytetarët për varrezat e dëshmorëve të luftës së UÇK-së dhe për monumentet e luftës gjë që na bën ne sot të ndjehemi fajtorë dhe të skuqemi për këtë qëndrim që kemi mbajtur ndaj monumenteve dhe varrezave të dëshmorëve”, deklaroi deputeti i LSI-së.

Në fund, z. Luan Rama tha se kjo ditë duhet të na shërbejë për të reflektuar në këtë drejtim dhe për të bërë ç’është e mundur për të korrigjuar këtë mangësi dhe këtë defekt.

“Sot është dita e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe i vetmi koment që unë mund të bëjë është të nderojmë dhe të respektojmë me veneracion sakrificat dhe gjakun e derdhur në luftën për liri”, përfundoi prononcimin e tij deputeti i LSI-së.