Gjosha : Gratë, energjia dhe vlera më e madhe e shoqerisë sonë

Gjosha : Gratë, energjia dhe vlera më e madhe e shoqerisë sonë

klajdagjosha.31.05.2014

Seminari “Fuqizimi i Gruas në Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI)

Kryetarja e LGI-së Klajda Gjosha: Të dëshmojmë forcën LSI-së në zgjedhjet lokale.

Gjosha : Gratë, energjia dhe vlera më e madhe e shoqerisë sonë.

Hartohet Plani i Veprimit për aktivizimin e forumit të gruas së LSI-së për përgatitjen e zgjedhje lokale

Kryetarja e LGI-se, Klajda Gjosha ka zhvilluar sot një seminar me gra dhe vajza te Levizjes së Gruas për Integrim (LGI) në kuadër të rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimarrje.

Gra dhe vajza të reja nga 12 qarqe të vendit, nga Kukësi deri në Vlorë, të grupuara bashkë me të njejtat qëllime: Të rrisin lidershipin e grave në politikë, të fuqizojnë rolin e brenda partisë si dhe të mos ndalen në kontributin e tyre, duke qenë gjithnjë të gatshme për të mësuar nga eksperiencat e njëra-tjetrës dhe për të dhënë me tepër tek forca politike ku besojnë.

Janë gratë e Lëvizjes së Gruas për Integrim, të cilat pritshmëritë dhe objektivat për atë çka do të vijë i kanë tejet të qarta.

Me vokacionin dhe besimin që i karakterizon të gjitha pa përjashtim, në nisje të trajnimit “Fuqizimi I Gruas në LSI”,organizuar në bashkëpunim me Institutin Demokratik Kombëtar (NDI) dhe Ambasadën Norvegjeze, dëshmojnë se mund të bëjnë diferencën edhe në politikë.

Ky trajnim që zgjati dy ditë kishte për qëllim ofrimin e asistencës së forumeve të grave në partitë politike në advokimin për reformat të brendshme të cilat rrisin lidershipin e tyre.

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim znj. Klajda Gjosha përshëndeti nisjen e këtij seminari duke theksuar së kontributi i grave në politikë është i domosdoshëm për të krijuar një klimë më pozitive për rritjen e demokracisë. Duke shprehur bindjen se në vijim, LGI do të jetë më e fortë në sajë të energjisë femërore, znj. Gjosha kërkoi vendosmëri për të treguar në zgjedhjet lokale të 2015 peshën që ka Lëvizja Socialiste për Integrim, si një parti e cila rritet përditë.

“Pavarësisht se LSI është ende forcë e tretë, ne arritëm që gratë në LSI të kenë 50% përfaqësim në struktura dhe kjo është një gjë mjaft e rëndësishme. Ne besojmë tek forca e gruas dhe jo me fjalë, por me vepra. Sot LSI përfaqësohet me 1 ministre, 2 Zv ministre dhe 3 deputete në parlament çka nuk është pak.

Sigurisht që nuk është e lehtë që gratë të gjejnë veten në politikë, por duhet të jemi pikërisht ne që me këmbënguljen tonë të ndryshojmë mentalitetin dhe të tregojmë se dimë t’i bëjmë gjërat siç duhet”, tha znj. Gjosha.

Kryetarja e LGI-së theksoi se fuqizimi I strukturave në të gjithë qarqet e vendit dhe ngritja e të rejave aty ku është e nevojshme mbetet sfidë e rëndësishme.
“Tani fillon puna jonë më e madhe.

Kontributi I secilës prej jush ka vlerë të rëndësishme, jemi përpara zgjedhjeve lokale dhe duhet që LSI të provojë edhe njëherë forcën e saj. Unë shpreh bindjen se forca e saj më e madhe jeni ju”, tha Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim.

Duke u ndalur tek seminari, znj. Gjosha theksoi se vlerësoi shkëmbimin e eksperiencës që do të mundësohet prej tij, si një tjetër shtysë për dëshirën dhe vullnetin e secilës nga pjesëmarrëset në trajnim, për të mësuar dhe për të ndihmuar në forcimin e strukturave të LGI-së.

Njëra prej trajnerëve të seminarit, znj. Sonja Lokar, Presidente e Rrjetit Gjinor të Europës Lindore dhe Juglindore, theksoi nevojën e pjesëmarrjes të sa më shumë grave në jetën politike për të garantuar jo vetëm më tepër të drejta dhe liri për to, pore dhe më shumë demokraci për secilin vend.

“Partitë që ne përfaqësojmë mund t’i përdorin idetë tona dhe forcën tonë si një mjet për të përmirësuar jetën e grave në shoqëri”, tha znj. Lokar.

Znj. Ana Kadovic, Drejtoreshë e NDI në Shqipëri pasi dëgjoi prezantimin e të gjitha të pranishmeve në seminar, vizionin e tyre theksoi se ndjehej e surprizuar dhe e kënaqur që pritshmëritë përputheshin në mënyrë të shkëlqyer me qëllimin e trajnimit.

“Besoj se shkëmbimi I eksperiencave të secilës prej jush por edhe përfaqësuesve nga Kroacia dhe Sllovenia që ne kemi, do t’ju ndihmojnë që të keni një ide edhe më të plotë, për mënyrën si duhet të forcohet zëri I gruas dhe sit ë përmirësohen strukturat partiake, por dhe jeta e grave në tërësi”, tha znj. Kadovic.

Në fund të seminarit pas analizave të rolit të forumit të gruas së LSI-së brenda partisë,rregullores dhe procedurave u bë i mundur hartimi I një plani veprimi me afate të qarta për përgatitjen e zgjedhjeve lokale 2015.

Qëllimi I këtij plani do të jetë aktivizimi i gruas në nivel lokal dhe qendror dhe përgatitja e kandidateve femra për zgjedhjet lokale.