LRI, Bashkëbisedim me pedagogë anglezë për ndryshimet e sistemit arsimor anglosakson nga ai shqiptar

LRI, Bashkëbisedim me pedagogë anglezë për ndryshimet e sistemit arsimor anglosakson nga ai shqiptar

LRI29.04.2014

LRI: Të vendosur për t’i ofruar rinisë shqiptarë një sistem arsimor që sjell punësim

Lëvizja Rinore për Integrim ka zhvilluar një bashkëbisedim mes studentëve shqiptarë dhe disa pedagogëve anglezë mbi ndryshimet e sistemit arsimor shqiptar me atë anglosakson.

Ky aktivitet u zhvillua në ambientet e Muzeut Kombëtar dhe merrnin pjesë qindra të rinj. Ndër të ftuarit ishin Liam Ëidman, drejtori i studentëve ndërkombëtarë për ‘Queen Mary University’ në Londër, si dhe Megan Harper nga ‘Cambridge Education Group’.

Dy pedagogët britanikë u shprehën se janë në Shqipëri për të vendosur ura bashkëpunimi, por edhe ura në sistemin e edukimit.

“Ne jemi një nga universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Janë rreth 30 studentë shqiptarë që studiojnë në ‘Queen Mary University’, disa prej tyre studiojnë në shkencat politike, disa juridik, disa marrëdhënie ndërkombëtare dhe ashtu si Erisa, e cila po zhvillon Masterin pas diplomimit në Bachelor këtu në Shqipëri. Për mua, është hera e parë që vij në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë.

Shpresoj të vij më shpesh dhe disa prej jush të mund të bëhen pjesë e ‘Queen Mary University’. Nxënësit shqiptarë që mbarojnë shkollën e mesme dhe duan të pjesë në ‘Queen Mary’ duhet të bëhen pjesë e “Foundation Program”, i cili është një kurs mësimi para se të fillojnë të studiojnë në Angli në sistemin Bachelor.

Ndërsa ata që kanë mbaruar një Bachelor në Shqipëri, para se ata të bëhen pjesë e programit Master në ‘Queen Mary’ apo çfarëdo universiteti tjetër, ata duhet të realizojnë atë që quhet pri-master”, tha z. Liam Ëidman.

“Ajo që synojmë, ne është që jo vetëm të vendosim ura bashkëpunimi, por edhe ura në sistemin e edukimit. Duke marrë parasysh sistemin shqiptar me atë britanik, bashkërendimi është një proces i cili kërkon kohë që një studim Bachelor në Shqipëri të krahasohet me atë në Angli.

Nëse një student ka synime për të kryer doktoraturën dhe për të marrë gradën “doktor”, nevojiten tre vite nga Bachelor, 1 vit Master dhe 3 vite të tjera doktoraturë. Nëse je i pasigurt se ku do të diplomohesh, ekzistojnë programe më të përgjithshme si anglishtja, gjeografia e kryesisht degët e shkencave sociale.

Është një koncept që në Shqipëri që në gjimnaz ka një shpërndarje të përgjithshme të njohurive, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar ka një profilizim të prerë dhe të qartë për të krijuar njohuri në një fushë specifike, si dhe për të krijuar mundësi për studentët në tregun e punës”, tha nga ana e saj Megan Harber.

Kryetarja e KDK-së së LSI-së, Erisa Xhixho
Kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, e cila është duke zhvilluar studimet Master në Britaninë e Madhe, ka shpjeguar diferencën midis dy sistemeve arsimore.

Xhixho, e cila mundësoi këtë takim, është shprehur se janë disa probleme të Kartës së Bolonjës dhe Ligjit të Arsimit të Lartë, përveç problemeve të autonomisë universitare, mënyrës së financimit dhe shumë problemeve të tjera, në nenin 26 të këtij ligji pasqyrohen ciklet e studimit që ju kryeni momentalisht.

Sipas saj, problemi në këtë ligj është që, në ciklin e dytë master, është shtuar një master i nivelit të parë, ndërkohë në ciklin e tretë që sipas standardeve të BE-së duhet të ketë vetëm doktoraturë, ne kemi shtuar një master të nivelit të dytë.

“Duhet të ketë disa ndërhyrje emergjente në sistemin arsimor. Shumë mirë që sot është hapur një debat publik në lidhje me këtë çështje. LRI-a po e motivon shumë dhe do të vazhdojë ta motivojë këtë debat.

Duhet të kemi një standardizim shumë të mirë të Kartës së Bolonjës, duhet të ketë një implementim shumë rigoroz të kësaj karte. Duhet të monitorim dhe vlerësim permanent të këtij implementimi.

Në qoftë se ne duam që të kemi një Shqipëri të zhvilluar, në qoftë se ne duam të jetojmë në Shqipëri parësore është edukimi, është investimi që bëjnë prindërit tanë për ne dhe ky investim duhet të na çojë nesër në punësim.

Kështu do të kemi cilësi më të madhe jetese dhe më shumë zhvillim”, tha ndër të tjera Erisa Xhixho.

Kryetari i LRI-së, Endrit Braimllari
Ndërkohë që duke marrë fjalën, kryetari i Lëvizjes Rinore për Integrim, Endrit Braimllari, u shpreh se sistemi arsimor është një ndër sistemet më të rëndësishme në jetën e gjithsecilit, ndaj LRI ka nisur një tur takimesh konsultative me grupe të interesit, mbi çështjen e arsimit dhe shumë shpejt ne do të kemi dhe një propozim tonin konkret për sa i përket arsimit të lartë në Shqipëri.

“Duhet që një herë e përgjithmonë të kemi një sistem të qartë arsimor në Shqipëri, një sistem i cili orientohet drejt punësimit; një sistem arsimor i cili përgatit të rinjtë drejt vendeve të punës, dhe i orienton ato drejt tregut.

Për t’u bëra këto, kërkohet ndihma e të gjithëve, dhe sigurisht që nuk është diçka e thjeshtë, por jam i bindur që me vullnetin tonë, dhe me bashkëpunimin e të gjithëve, ne mund të arrijmë të realizojmë një sistem në Shqipëri, i cili sjell produktivitet.

Duhen që të gjithë energjitë tona të fokusohen tek sistemi arsimor, pasi sistemi arsimor nuk nënkupton vetëm universitetin, por nënkupton të gjithë ciklin arsimor, duke filluar nga shkolla fillore, e deri te doktoratura.

Ne duhet të përsosim një sistem arsimor, i cili nuk prodhon thjesht një diplomë, por prodhon një diplomë, e cila i përshtatet tregut të punës, dhe mbi të gjitha i përshtatet aftësive që merr individi.

Ky është i gjithë fokusi jonë. Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem arsimor, i cili prodhon të rinj, të cilët shkojnë në universitet me masë, por ka nevojë për të rinj, të cilët të jenë elitë në universitetet e tyre, ka nevojë për të rinj, të cilët marrin dije, dhe këto dije i vënë në zbatim”, tha ndër të tjera Braimllari.

Deputetja dhe njëkohësisht nënkryetarja e LRI-së, Kejdi Mehmtaj

Nënkryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, e cila është njëherazi deputete në Kuvendin e Shqipërisë, Kejdi Mehmetaj, në fjalën e saj në bashkëbisedimin e djeshëm tha se për LSI-në arsimi është çelësi i të pasurit një shtet që në të ardhmen të jetë i suksesshëm.

“Është më e rëndësishme që ne të hartojmë dhe të kemi një strategji, e cila do jetë afatgjate, e cila përfshin të gjitha këto hallkat e sistemit arsimor.

Para disa muajsh, ne filluam dhe turin tonë të takimeve dhe bashkëbisedimeve për ndryshimet që ne duhet të ndërmarrim në Maturën Shtetërore, si hallka që bën kalimin nga gjimnazi për të kaluar në universitet, e të gjithë e dimë se sa probleme ka, qoftë për ne që e kemi kaluar qoftë për ata që janë duke e kaluar.

Ne kemi ndërmarrë disa ture takimesh, me të gjitha target-grupet, me të gjithë palën e interesit, në fushën e arsimit, si me studentët, si me maturantët që do kalojnë në fakultet, si me atë që janë diplomuar tashmë dhe janë duke kërkuar për hapësira pune, po ashtu dhe me pedagogë.

Në rastin e sotshëm, jemi duke folur për të shkëmbyer eksperienca nga një vend, i cili në historinë e tij njihet për eksperiencën e mirë në fushën e arsimit.

Bashkërisht kemi folur shumë gjatë, ajo që është më e rëndësishme është që të dalim nga ky takim dhe nga takime të tjera me propozime konkrete.

Kjo është ajo ku ne duam ta çojmë arsimin shqiptar. Arsimi shqiptar duhet të j
etë i gjithi në fokus dhe në dorë të të rinjve, sepse ne jemi përfituesit kryesorë, dhe ne jemi ata që do ta zhvillojmë Shqipërinë në të ardhmen”, u shpreh Mehmetaj.