12 May Ministri Edmond Panariti dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kontrabandë që shiteshin nga persona të pa autorizuar, si pesticide dhe insekticide
Ministri Edmond Panariti inspekton farmacitë bujqësore dhe kushtet e tregtimit në Luz të Kavajës
Ministri Edmond Panariti dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme kontrabandë që shiteshin nga persona të pa autorizuar, si pesticide dhe insekticide
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti apel fermerëve që të blejnë pesticide e insekticide të certifikuara
Panariti: Duam të stimulojmë bujqësinë, por do ta mbrojmë sipas standardeve të cilësisë dhe jo me pesticide dhe insekticide që vijnë nga origjina të paditura dhe që kërcënojnë shëndetin publik
Panariti: Tregtimi i insekticideve të pacertifikuara, nuk është çështje që ndëshkohet vetëm me gjobë
Në zbatim të urdhrit të Ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti, për të kontrolluar gjithë tregjet për mënyrën e tregtimit të produkteve me origjinë shtazore dhe bimore nëpër tregje, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ndërmarrë një aksion inspektimi në Luz të Kavajës. Gjatë kontrolleve, grupi i inspektorëve ka sekuestuar një sasi të konsiderueshme produktesh për mbrojtjen e bimëve (PMB) të pacertifikuara që shiteshin nga persona të pa autorizuar, si pesticide dhe insekticide.
Gjithashtu, inspektorët sekuestruan edhe një sasi të produkte ushqimore të tregtuara jashtë kushteve higjienike. Për të parë gjendjen në terren, ishte i pranishëm edhe vetë Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti.
Pas sekuestrimit të këtyre produkteve, Ministri Panariti vizitoi edhe një farmaci bujqësore për të parë nga afër se si tregtohen pesticidet, insekticidet, fito-hormonet që përdoren në prodhimet bujqësore nga fermerët. “Këto janë ilaçe me rrezikshmëri.
Rreziku se çfarë kërcënimi i bëjnë të gjithë zonës, ndotja potenciale e produkteve, përdorimi pa kriter, janë gjëra shumë serioze sepse të tregtosh pesticide nuk është njëlloj si të tregtosh këpucë.
Këto janë helme dhe prandaj është jashtëzakonisht serioze. Pranda unë isha jashtëzakonisht i shqetësuar. Unë isha rrugës për në Lushnjë kur më tha Drejtori i AKU-së që është identifikuar një furgon i cili shet në mënyrë të pa autorizuar pesticide.
Dhe këto nuk janë çështje që ndëshkohen vetëm me gjobë”, tha z.Panariti, ndërsa shtoi se kjo shkelje meriton që të dënohet më shumë se sa me gjobë.
“Unë do ta shikoja shumë më të rëndë se një ndëshkim me gjobë.
Një ndëshkim me gjobë mund të ndëshkohet dikush që mund të shesë mish apo djathë në një vend të pa autorizuar, por tregtimi i insekticideve për mua është shumë më tepër, është e barasvlefshme me armët apo me kërcënime të tjera dhe hyjmë në një tjetër optikë.
Prandaj, unë jam shumë i shqetësuar dhe dëshiroj që t’ju inkurajoj juve dhe njëkohësisht Drejtorit i bëj thirrje që të sinjalizojë çdo tregtim të pa autorizuar të pesticideve dhe të insekticideve”, tha z.Panariti. Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave deklaroi se qeveria do të stimulojë bujqësinë, por pa cenuarstandardet e cilësisë.
“Ne duam të stimulojmë bujqësinë, por do ta mbrojmë sipas standardeve të cilësisë dhe jo me pesticide dhe insekticide që vijnë nga origjina të paditura dhe që kërcënojnë shëndetin publik, konsumatorin dhe familjet tona. Para se të jemi politikanë, agronomë, apo veterinerë, jemi të gjithë konsumatorë dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm për rrezikun e madh”, tha z.Panariti.
Ministri i bëri thirrje fermerëve që të blejnë tek farmacitë e certifikuara, pasi do të kenë produkte të kontrolluara nga organet shtetërore dhe do të kenë mundësi që të përfitojnë edhe asistencë se si duhen përdorur këto produkte. “Përveç instruksionit në shqip, edhe ju si profesionistë e instruktoni dhe për masat që duhet të marrë blerësi se kur përdoret një insekticid, një pesticid etj, për arsye se këto janë produkte të rrezikshme.
Të mbrojnë nga dëmtuesit, por ka edhe një rezik për dëmtimin e shëndetit, për ndotjen e ambjentit dhe për krijimin e problemeve anësore shumë serioze. Unë të përgëzoj shumë dhe ju inkurajoj shumë.
Jeni shembulli pozitiv se ku duhen drejtuar të gjithë ata që duhen të marrin inpute bujqësore, sepse këtu është e kontrolluar nga strukturat shtetërore. Malli dihet se nga vjen dhe dhe si shpërndahet sipas standardeve”, tha z.Panariti.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave z. Edmond Panariti bisedoi edhe me punonjës të Policisë së Shtetit dhe kërkoi edhe bashkëpunimin e uniformave blu për kontrollin dhe marrjen e të gjitha masave për parandalimin e tregtimit të produkteve të mbrojtjes bujqësore (PMB) të pacertifikuara.
“Nëse ne jemi tolerant për një që shet domate atje në mes të pluhurit, ajo mundet të dënohet me gjobë, ndërsa këto janë dëmtues. Mund të bëjë namin me një preparat arseniku një keqbërës, pasi mund ta hedhë në depozitë uji.
Natyrisht kërkojmë edhe bashkëpunimin tuaj dhe kjo është shumë esenciale që të mo s jemi tolerant, pasi marrim në qafë gjithë këtë komunitet dhe më gjerë”, theksoi z. Panariti.