Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho komentonsituatën në KLD

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho komentonsituatën në KLD

spartakbraho.15.07.2014

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho komenton situatën në KLD

Spartak Braho: Anëtarët e KLD-së janë zgjedhur si përfaqësues të Kuvendit, padyshim që do të largohen sa më parë

Spartak Braho: Është në nderin e tyre që të japin dorëheqjen, në të kundërt Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë në një të ardhme shumë të shpejtë.

Spartak Braho: Mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe njëherë se ky institucion është kthyer në një sekt puçistësh tërësisht të rrezikshëm për drejtësinë, të cilët komplotojnë orë e çast kundër Kushtetutës dhe kundër reformave

Spartak Braho: Ata përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit

Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, z. Spartak Braho shprehet se anëtarët e zgjedhur nga parlamenti në Këshillin e Lartë të Drejtësisë duhen zëvendësuar.

Në një intervistë për gazetarin Sokol Bregu të televizionit Top Channel, z. Braho shprehet se mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe njëherë se ky institucion është kthyer në një sekt pa integritet, të cilët komplotojnë orë e cast kundër Kushtetutës dhe kundër reformave që kërkon sot sistemi i drejtësisë për të cilin ngulin këmbë shumë edhe ndërkombëtarët.

“Mbledhja e fundit e KLD-së dëshmoi edhe njëherë se ky institucion është kthyer në një sekt pa integritet, është kthyer në një sekt puçistësh tërësisht të rrezikshëm për drejtësinë, të cilët komplotojnë orë e çast kundër Kushtetutës dhe kundër reformave që kërkon sot sistemi i drejtësisë për të cilin ngulin këmbë shumë edhe ndërkombëtarët.

Në këtë kuptim, unë do të thosha që ata përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të vendit.

Ky është vlerësimi im, por jo vetëm i imi. Shikoni votimin e mbledhjes së kaluar. 12 me 1 për të hequr qelbin e atyre personave që punojnë në këto struktura, të ashtuquajtur gjyqtarë për t’i shkarkuar ata. Dhe ky Këshill voton 12 me 1 për të mos i hequr, për të mos i larguar.

Shikoni axhendën e tyre, një axhendë që është tërësisht klienteliste. Janë me dhjetëra emërime të cilat duhet të ishin bërë dhe duhen bërë për të plotësuar vendet vakante.

Kjo është axhenda e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të cilës i bën iso edhe Presidenti i Republikës”, tha z. Braho.

Deputeti i LSI-së, z. Spartak Braho komentoi dhe funksionimin e KLD-së dhe të Këshillit Kombëtar të Konferencës Gjyqësore. “Shikoni se çfarë ndodhi dje në Këshillin Kombëtar të Konferencës Gjyqësore.

Miratuan një rezolutë.

Në krye të kësaj rezolute si nënkryetar i Këshillit ishte Gjin Gjoni, një njeri tërësisht i penalizuar.

Gjin Gjoni merr pjesë në këtë Këshill, madje është edhe nënkryetar i kësaj konference dhe jep leksione moralizuese. Shikoni kush e drejton Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Elvis Çefa, një vjedhës ordiner. Vetëm me një firmë ka grabitur 10 milionë metra katrorë tokë në zonën e Durrësit, kjo është KLD-ja.

Për t’iu përgjijgjur pyetjes se çdo të bëhet me anëtarët e KLD-së të cilët janë zgjedhur si përfaqësues të Kuvendit, padyshim që do të largohen sa më parë.

Është në nderin e tyre që të japin dorëheqjen, në të kundërt Kuvendi i Shqipërisë do të veprojë në një të ardhme shumë të shpejtë”, tha z. Braho.

I pyetir se cili instrument do të përdoret për të zëvendësuar përfaqësuesit e Kuvendit në Këhsillin eLartë të Drejtësisë, nëse këta të fudnit nuk japin dorëheqjen, z. Braho sqaron se: “Ata janë zgjedhur dhe përfaqësojnë një vullnet politik të mazhorancës.

Nuk i ka zgjehdur kjo mazhorancë. Ka përfunduar.

Nuk mund të jenë përfaqësues të kësaj mazhorance. Janë zgjedhur nga mazhoranca e kaluar. Kështu është instrumenti”, theksoi z. Braho.