Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Edmond Panariti, njëkohësisht Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, përshëndet të rinjtë në kampin veror të Jalës

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Edmond Panariti, njëkohësisht Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, përshëndet të rinjtë në kampin veror të Jalës

EdmondPanariti.30.08.2014

Edmond Panariti: Kampingu u ofron të rinjve mundësinë për të shpalosur vlera organizative por vlerat e lidershipit

Panariti: Këtë përvojë të jashtëzakonshme duhet ta transmetojmë tek sa më shumë të rinj, të cilët duhet t’i bashkohen kësaj sfide

 

Panariti: Është një mundësi e cila ia vlen të shfrytëzohet, pasi i shërben formimit të të riut me disa ideale, me disa vlera me disa sfida

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti, njëkohësisht Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ka deklaruar se aktivitetet që po zhvillohen në kampin veror të LRI-së në Jalë u japin mundësi të mëdha të rinjve për të treguar vetitë më të mira.

Në fjalën e tij përshëndetëse para pjesëmarrësve në kampingun e organizuar nga të rinjtë e LRI-së, z. Panariti deklaroi se kjo iniciativë paraqet një mundësi shumë të mirë dhe e dobishme për të gjithë të rinjtë pasi u shërben në formimin e tyre.

“Unë kam qenë personalisht dëshmitar i të paktën tre takimeve të fundit dhe shikoj dinamikën e zhvillimit të këtij kampingu, përmirësimin e tij, cilësitë e reja natyrisht dhe masivitetin e tij gjithmonë e në rritje.

Këtë përvojë të jashtëzakonshme, këtë përvojë të paharrueshme, që ne morëm nga ky kamp kemi për detyrë të shumëfishojmë, ta transmetojmë tek sa më shumë të rinj, të cilët duhet t’i bashkohen kësaj sfide kësaj mundësie, sepse vërtetë është një mundësi e cila ia vlen të shfrytëzohet, pasi është e dobishme pasi i shërben formimit të të riut me disa ideale, me disa vlera me disa sfida”, tha z. Panariti gjatë fjalës së tij.

Gjithashtu, anëtari i Kryesisë së LSI-së theksoi se ky kamp, me aktivitetet e shumta që organizon, u ofron të rinjve shansin për të shpalosur vlerat e lidershipit dhe ka një ndikim në formimin e këtij karakteri.

“Këtu është rasti ku gjithsecili mund të shpalosë vetitë e tij më të mira. Këtu është edhe rasti më i mirë për të spikatur disa nga vlerat që na karakterizojnë të gjithë, por që nuk kemi mundësinë për t’i shpalosur dhe ky kamping ofron natyrisht mundësinë për t’i shpalosur disa vlera siç janë ato organizative, por edhe ajo që është kryesore, vlera udhëheqëse e lidershipit. Liderët karakterizohen nga një karakter i qëndrueshëm dhe pikërisht në formimin e këtij karakterit një rol kryesor ka edhe ky kamp”, shtoi më tej z. Panariti.

Në fund, z. Panariti u shpreh se të rinjtë nuk duhet të ndjekin rrugën e konformizmit por duhet të zgjedhin rrugën e mbështetur tek parimet, vlerat, pasi është një rrugë që të garanton sukses.

“Në jetë ne kemi dy rrugë: njëra është ajo e konformizmit, e zvarritje por që nuk të çon shumë larg dhe rruga tjetër që është e mbështetur tek parimet tek vlerat tek besimi, tek disa objektiva të caktuara është një rrugë më e vështirë por është rruga që të garanton sukses, rruga që të formon si lider.

Dhe pikërisht ky kamping ka zgjedhur përfundimisht këtë rrugë”, tha ndër të tjerash Anëtari i Kryesisë së LSI-së, z. Edmond Panariti.